GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj i jep Lush Osmanit 397 mln lekë për blerje nafte në kulmin e krizës    

18:07 - 09/04/22
në Fact-Checking & Analize, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj i jep Lush Osmanit 397 mln lekë për blerje nafte në kulmin e krizës    
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 3 mars kompania “Shpresa Al” shpk fiton tenderin e karburanteve 397 milionë lekë të vjetra pa TVSH nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit duke zbuluar historinë e errët të tenderave të kompanisë që fillojnë me ardhjen e Veliaj në bashkinë e Tiranës .

Në periudhën 2016-2017 kompania e Lush Osmanit ka marrë disa tendera vetëm për karburantet me procedurë me negocim pa shpallje duke ngritur dyshime të forta për korrupsion dhe klientelizëm sipas Open Data.

Konkretisht në 1 shkurt 2017 kompania “Shpresa Al” shpk ka fituar tenderin me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake me vlerë 120 milionë lekë të vjetra me TVSH, në 18 Mars 2017 fiton tenderin me vlerë 240 milionë lekë të vjetra me TVSH me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit dhe përsëri në 15 dhjetor 2017 fiton tenderin me vlerë 365 milionë lekë të vjetra me TVSH me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake nga Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Qytetit.

Në të tre tenderat oferta fituese është sa fondi limit dhe në shumicën e atyre që ka fituar kompania “Shpresa Al” shpk, informacionet janë të pakta. Për disa tendera dimë vetëm marzhin e fitimit të kompanisë, për disa vetëm fondin limit, se sa është oferta fituese, sa litra karburant do të ketë drejtoria në dispozicion është e pamundur të zbulohet nga të dhënat në faqen e Open Data.

Megjithatë përsëri në vitin 2016 “Shpresa Al” shpk ka qënë fituese e 3 tenderave pa patur konkurrencë sepse dy tendera i ka marrë me procedurë me negocim pa njoftim ndërsa tek tjetri janë skualifikuar pjesëmarrësit duke ngelur e vlefshme vetëm oferta e kësaj të fundit.

Dyshimet për korrupsion lidhen me arsye nga më të ndryshmet si mungesë konkurrence, skualifikim operatorësh përveç fituesit, procedurë me negocim pa shpallje dhe së fundmi shtesë kontrate pa përfunduar faza e parë e kontratës. Shembull është rikonstruksioni i rrugës së fshatit Çekrezë nga “Shpresa Al”, një kontratë që u ka kushtuar banorëve të Tiranës rreth 530 mijë euro. Dyshimet me tenderin lidhen me faktin se është bërë shtesa e kontratës pa përfunduar faza e parë e kontratës duke kapur maksimumin e shtesës, 20% të vlerës së kontratës.

Sipas Open Data në rastet kur nuk ka shpjegime për shtesën e kontratës por ka një shtesë të shpejtë kontrate, kontrata konsiderohet me risk për abuzim me paranë publike. Vlera shtesë prej 20% nuk i është nënshtruar konkurrimit por thjesht një vlerësimi nga institucioni.

Por këto janë vetëm informacione për disa tenderat sepse të tjera ka për pronarin e kompanisë Lush Osmani. Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë  pronarin e kompanisë ‘Shpresa Al”, Lush Osmani, i dyshuar si organizator dhe përfitues i skemës së tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa javë më pas, pronari i “Shpresa Al”, Lush Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit. Prokuroria kërkoi izolimin e tij, por më pas, kërkoi masën “Detyrim paraqitje”, teksa kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit i ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”minal.

Megjithëse ka realizuar 5 tendera me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake për kompaninë në fjalë, Veliaj vazhdon me prokurime që nuk kanë asnjë pjesëmarrës përveç “Shpresa Al”. Drejtoritë e Erion Veliaj hartojnë kritere të cilat i përshtaten vetëm kësaj kompanie duke shmangur operatorët e tjerë.

Rasti i fundit është tenderi i shpallur fitues në 8 mars për blerjen e bordurave provizore për varre me vlerë 113 milionë lekë të vjetra pa TVSH duke shpallur automatikisht fituese “Shpresa Al” për shkak të mungesës së konkurrentëve.

Deri më sot “Shpresa Al” ka fituar 24 tendera me flamuj të kuq vetëm nga bashkia e Tiranës, gati 2,4 milionë euro pa TVSH janë tenderuar me procedura të cilat mbartin dyshime të forta për sjellje korruptive sipas Open Data.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Vjedhje dhe tek drutë e zjarrit, përgjimi i Erion Isait: Do 1 mijë metra dru Mirela… “…Bën një dorë të mirë…”

Vjedhje dhe tek drutë e zjarrit, përgjimi i Erion Isait: Do 1 mijë metra dru Mirela… “…Bën një dorë të mirë…”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com