GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

DASH shpall “non-grata” Ylli Ndroqin dhe ish-deputetin Aqif Rakipi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
DASH shpall “non-grata” Ylli Ndroqin dhe ish-deputetin Aqif Rakipi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHBA kanë shpallur non-grata ish -deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi. Në letren e bërë publike nga Departamenti amerikan i Thesait, thuhet se krimi i organizuar dhe mbetet një cështje e rëndësishme në Shqipëri.

Krimi i organizuar mbetet një kërcënim i rëndësishëm në Shqipëri dhe aktorët kriminalë mbeten me ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetjen për kandidatët e preferuar.

Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim. Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

Ylli Ndroqi (Ndroqi) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qënë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

Etiketa: Kryesore1sanksioneSHBA

Lajme të lidhura

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet
Aktualitet

Revolta nuk ndalet/ Për afro tre muaj qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Populli jemi ne dhe jo hajdutët dhe të korruptuarit

08:04 - 26/08/26
Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin
Aktualitet

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26
Para
Mercenarë të rinj në krahë të Ukrainës? Sugjerimi i lideri çeçen për Putinin: Përdor armët bërthamore

Mercenarë të rinj në krahë të Ukrainës? Sugjerimi i lideri çeçen për Putinin: Përdor armët bërthamore

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit
Aktualitet

U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit

09:47 - 26/08/26

Një shtetas që vuante dënimin në burgun e Fierit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Burime pranë IEVP...

Lexo më shumë
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

Egnatia shkon drejt Norvegjisë me objektivat e qarta, nesër luhet akti “final” për grupet e Europa League

09:40 - 26/08/26
KLSH zbulon korrupsionin e AKU me 65 milionë lekë gjoba

KLSH evidenton mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhet, 97% e dëmit vjen nga prokurimet

09:23 - 26/08/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon

08:54 - 26/08/26
Tragjedi! Zjarri përfshin repartin në një maternitet, 14 foshnja humbin jetën

Tragjedi! Zjarri përfshin repartin në një maternitet, 14 foshnja humbin jetën

08:39 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com