GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Alibeun e mban Balla, por jo vota…!

në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeun e mban Balla, por jo vota…!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht zvarritjeve të gjithfarëllojshme për të zhbërë 6 marsin, sërish bashkimi mbetet peng nga Luli B. Enklava e tij në krye të misionit për Bashkim, sërish po tenton të vërë në funksion një mekanizëm që ka bërë “motor” në 6 mars. Alibeu gjendet përballë një panorame me dy anekse: Së pari, ngjizja me PS dhe flirti me Ballën, dhe së dyti, llogorja me Rithemelimin, duke dalë mbi 6 marsin, që gjithsesi, nga pjesa e mbetur e “gjeneralit” të ushtrisë së vdekur, Basha, sërish ka potencë shumë më të madhe. Sepse quhet votë, dhe vota është vullnet, dhe vullneti konsiderohet frymë, dhe fryma ishte kohë që kishte vdekur në atë Parti. Edhe me gurin e rëndë të ndëshkimit amerikan, sërish faktori bashkim kaloi përmes votës, keq apo mirë.

6 marsi ishte dhe u faktua si dërrmues, teksa Alibeu tashmë ka mbetur një serum i fundit, që ka shtuar dozat edhe sot nga ana e Tao Ballës së Fanes, për efektin e njohjes. Sidoqoftë, ajo që e shqetëson dhe e bezdis në çdo kohë, atë dhe kumbarin e tij është ajo…vota. Jo kjo e ristrukturimit të Partisë, por kryesisht ajo e 6 marsit që dëshmoi se familja që kërkon tashmë bashkim zgjodhi frymën, dhe jo demagogjinë, me efekt sistemimin e vazhdueshëm të kunatit nga satelitët e aferave në pushtet. Enkeleidi është strikt, i prerë, me një shumicë të brishtë në grupin parlamentar (referuar platformës së tij), por tërësisht një pakicë në rresht në frymën dhe votën e familjes blu. Thënë më ndryshe, ai tashmë thjesht dhe vetëm po mbijeton për procedurë, një frazë kjo e njohur rëndom si kamerdare shpëtimi në seancat pesante të drejtësisë ndër vite.

Në njërën krah Gazi, dhe në tjetrën Tabakja, Alibeu po provon të mbijetojë me procedurë, duke shmangur votën, e duke prodhuar klishe të ndryshme për bashkim, e ngjizje. Është më shumë se ç’duhet koshient se fryma dhe vullneti lexohet ndryshe nga çfarë ai kërkon ta konvertojë nëpërmjet manipulimeve të ndryshme statuore, por në fundin e gjithçkaje mund të ketë këdo, Kimin, Taon, Të gjatin, Lalin, Spiropalleshën, gazin e Tabaken, por nuk ka atë që e sikletos dhe e terezit përherë: Votën. Atë me të cilën sërish do të përballet në çdo moment, dhe që 6 marsi e risolli sërish në pozita tejet turbuluese. Agonia në PD i ngjan një situate përjashtimore, ku Rithemelimi për momentin ka dy shtylla bazike: Votën dhe drejtësinë, ndërsa ushtarët e mbetur të gjeneralit në vdekje klinike L.B. kanë thjesht dhe vetëm procedurën. Me këtë të fundit po prodhojnë drafte pa fund që gjithsecili prej tyre nuk i afrohet votës, por Ramës.

Etiketa: editorial votaEnkeljd AlibeajironiJorida Tabaklukryesore2Lulzim BashapartiPDperplasjePSTaulant Balla

Lajme të lidhura

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
“Vuaj nga ankthi”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” flet për problemet me peshën, ja ndërhyrja e fundit (FOTO)

“Vuaj nga ankthi”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” flet për problemet me peshën, ja ndërhyrja e fundit (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona
Breaking Views

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona

23:29 - 28/07/26

Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, autoritetet kanë nisur gërmimet pas ngritjes së dyshimeve për varrezë masive nga lufta në...

Lexo më shumë
Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

22:59 - 28/07/26
Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

22:54 - 28/07/26
Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

22:34 - 28/07/26
Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

21:54 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com