GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Senatorja Amerikane në Prishtinë: Mbështesim aspiratat e Kosovës në NATO dhe BE

18:16 - 21/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Senatorja Amerikane në Prishtinë: Mbështesim aspiratat e Kosovës në NATO dhe BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, është shprehur se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe në Bashkim Evropian. Senatorja Shaheen ka falenderuar Kosovën për strehimin e shtetasve afganë, dhe po ashtu tregoi për vizitën që kanë realizuar te busti i ish-sekretares së Shtetit Madeleine Albright.

“Ne e vlerësojmë historinë dhe përkujtimin tuaj për ish-sekretaren tonë Madeleine Albright. Patëm rastin ta shohim statujën ku është ngritur. Ne patëm një takim me një të moshuar, i cili dëshiroi ta na sqarojë se sa e rëndësishme ishte Albright për vendin tuaj.”

Më tej, senatorja Shaheen tha se janë informuar nga forcat amerikane për situatën e sigurisë në rajon gjatë vizitës në kampin Bondsteel.

“Këtu jemi si pjesë e miqësisë që ka SHBA, sepse i kemi vlerat dhe përkushtimin për të ardhmen e këtij vendi. I mirëpresim aspiratat e këtij vendi për të qenë pjesë e NATO-s. Gjithashtu dëshirojmë të shprehim përkrahej tonë për aspiratat tuaja për të lëvizur drejt BE-së. Natyrisht që i ndajmë edhe shqetësimet tuaja për rajonin. Dhe një prej arsyeve që shkuam në Bondsteel ishte që të njoftohemi edhe nga forcat amerikane atje, të cilat janë pjesë e NATO-s. Mendojmë se janë të rëndësishme për të mbajtur sigurinë e vendit dhe rajonit”.

Tre senatorët amerikanë Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, kanë ardhur në Kosovë nga Sarajeva, pasi kanë përfunduar vizitën në Beograd. Ata gjatë ditës janë takuar edhe me presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi para senatorëve amerikanë se kontinenti evropian është nën kërcënim nga destabilizimi i Rusisë. E pas takimit me ta, Osmani në konferencë për media bëri të ditur se i ka informuar edhe për rolin destruktiv të Serbisë në rajon.

“Nuk është sekret se rendi i sigurisë në Evropë është nën kërcënim. Ka pasur dhe ka interesim nga Rusia që ta destabilizojë kontinentin dhe rajonin tonë. I informova mysafirët tanë nga Senati i SHBA-së po ashtu për rolin destruktiv që Serbia po vazhdon ta luajë në rajonin tonë si aleat i Rusisë, si një përpjekje për ta tërhequr rajonin tonë drejt së kaluarës”.

Por, nga ana tjetër Osmani pohoi se beson që këto ndikime do të ndalen nga populli i Kosovës për dy arsye të ndryshme.

“E para sepse ky është vullnet i popullit të Kosovës, si populli më pro amerikan dhe pro-NATO në botë. E dyta kam besim të plotë se kemi treguar deri më tani se kur punojmë së bashku me SHBA-të mund të arrijmë gjithçka”.

Së fundmi, presidentja është shprehur se do të punojnë edhe më tutje për ta forcuar demokracinë, teksa shtoi se Kosova është një ndër historitë më të mëdha të suksesit për ShBA-në.

 

Etiketa: KosovepresidentePrishtinëVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26
Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë
Aktualitet

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

16:30 - 30/01/26
Para
Biden: E diskutueshme nëse Rusia kontrollon Mariupolin

Biden: E diskutueshme nëse Rusia kontrollon Mariupolin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Lexo më shumë
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com