GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Familjet shqiptare nuk fitojnë gjatë vitit as aq sa kushtojnë brekushet e Edi Ramës

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i Piktorit ndaj armatosjes së Serbisë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Politikanët shpeshherë ngrenë mure të gjakut-ato të luftës-dhe muret e frikës nga tragjeditë që do mund të na rrezikojnë edhe atë, vetëm që të mos e shohim fytyrën e tyre të vërtet, apo atë që është duke na ndodhur. Mure të tilla janë edhe ai i frikës dyvjeçare që të mos vdesim nga pandemia, apo kjo e sotmja që të mos mbetemi pa bukë shkaku i luftës ruso-ukrainase.

Dhe këto mure na pamundësojnë të shohim çka është duke ndodhur me të sotmen tonë, na bëjnë të pandjeshëm ndaj të ardhmes, të mos pyesim se nga na çojnë pushtetarët tanë si dhe, të mos na interesojë sa shqiptarë e shijojnë sofrën e varfërisë, sa prindër nuk kanë para për të blerë ilaçe për fëmijët e sëmurë, apo sa familja shqiptare nuk fitojnë gjatë vitit as aq sa kushtojnë brekushet e Kryeministrit të Shqipërisë.

Po pra, muret e lartë të frikës që na i muruan viteve të fundit, nuk na lejojnë të shohim atë që shumë lehtë do mund të na ndodh: t’i braktismi apartamentet nëpër kullat shumëkatësh, ngaqë nuk do kemi para për t’i mirëmbajtur ato si dhe, se do jemi të detyruar t’u kthehemi arave të gjyshërve në fshat, gjë të cilën do duhej ta kishim bërë vite më parë.

Pastaj, këto mure nuk na lejojnë të vërejmë se shtohet numri i shqiptarëve të cilëve nuk u intereson cilët janë, se shqiptaria është në duart e pushtetarëve që përmbushin vetëm interesat e oligarkëve, e jo të popullit dhe, andaj ata e dinë se çka shërbehet nëpër restorantet e Dubait, por jo edhe si duket sofra e varfërisë shqiptare.

Duke jetuar të rrethuar nga muret e lartë të frikës, e të cilët u shërbejnë vetëm sunduesve tanë, sunduesve që nuk e hanë e nuk e vjedhin vetëm pasurin tonë, por duke i dëbuar të rinjtë nga trojet shqiptare, e harxhojnë edhe shqiptarinë, e bëjnë atë më të vogël seç është, me çka e realizojnë atë që nuk ia dolën as armiqtë tanë më të tërbuar. Dhe duke jetuar mes mureve të frikës se mos vdesim nga COVID 19 dhe mos vuajmë nga uria, shkaku i luftës në Ukrainë, ne nuk shohim se prej moti, mediat serbe kanë nisur të frymojnë si në kohët e Millosheviqit, se thuajse të gjithë intelektualët e atjeshëm, ia rikujtojnë popullit serb se ka mbetur pa djepin e mitologjisë së vet – pa Kosovën, i thonë atij se nëse nuk e kthen atë djep, nuk do ketë ku t’i mëkojë e rritë mitet gënjeshtare për vetveten.

E përderisa elitat serbe e ushqejnë popullin e vet me antishqiptari, burrështetasit tanë kozmopolitë e mendjehapur bëjnë çmos që të mos dështojë projekti serb për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe që Serbia të mos mbetet pa dalje në Adriatik dhe pa një pjesë të Durrësit. Ndërkohë duke e vënë në gjumë shqiptarinë me ninullën se atë do e mbrojë NATO-ja e do e ushqejë BE-ja?! Pra duke mos i treguar popullit të vërtetë se NATO do na mbrojë vetëm aq sa do mund ta mbrojmë vetveten dhe se, BE-ja do na furnizojë me grurë vetëm aq sa do mbjellim nëpër arat e gjyshërve tanë.

Po pra, muret e frikës nga tragjeditë që na kanosen, nuk na lejojnë të shohim se ne nuk u varfëruam vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht, se pushtetarët tanë nuk e dëbuan nga trojet tona vetëm rininë, por edhe traditën dhe kulturën tonë, se burrështetasit e ‘Shqipërive’ tona i zhbënë vlerat tona kombëtare, kështu që, edhe nëse i shpëtojmë pandemisë dhe urisë, ne do ‘vdesim’ nga sëmundja më e rrezikshme që mund ta asgjësojë një populli: shlyerja e asaj që atë e dallon nga të tjerët, mosinteresimi tij të dijë se nga vjen, kush është dhe se ku shkon!

Etiketa: Edi RamaKim Mehmetikryesore2shqiptarettradite

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Para
Zyrtarët amerikanë mbërrijnë në Kosovë, takojnë presidenten Vjosa Osmani

Zyrtarët amerikanë mbërrijnë në Kosovë, takojnë presidenten Vjosa Osmani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com