GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëfimi i Luftar Reçit, reagon Kuliçaj: Luftar Reçi gënjen, s’e kam takuar kurrë vetëm

10:38 - 26/04/22
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i Luftar Reçit, reagon Kuliçaj: Luftar Reçi gënjen, s’e kam takuar kurrë vetëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, ka hedhur poshtë pretendimet e të penduarit të SPAK-ut, Luftar Reçi, i cili në një letër të zbuluar nga Report Tv, shkruante se Kuliçajn e kishte mik për jetë dhe se e kishte shpëtuar nga burgu i përjetshëm. Përmes një reagimi për Report Tv, Agron Kuliçaj thotë se pretendimet e Reçit në letrën drejtuar Erjon Llapushit, nuk janë të vërteta.

Kuliçaj thekson se nuk e ka takuar kurrë vetëm Luftar Reçin dhe se Reçi nuk ka përfituar ulje dënimi dhe asnjë masë lehtësimi. Kuliçaj pohon se e ka takuar Luftar Reçin në prani të një drejtuesi të lartë policia dhe dy prokurorëve të krimeve të rënda, pas një letre që Reçi kishte dërguar për kriminalitetin. Takimi është zhvilluar me autorizim të kryeprokurores Ina Rama.

Pretendimet e Luftar Reçit në letër nuk janë të vërteta. Nuk kam asnjë lidhje me këtë person. Nuk e kam takuar kurrë vetëm. E kam takuar për herë të parë pas një komunikimi me letër me Policinë e Shtetit, për të sqaruar disa pretendime të ndryshme kriminaliteti që ai pretendonte. Reçi kishte nisur një letër ku pretendonte se ishte në dijeni për disa ngjarje. Takimi është bërë në vitin 2008-2009 në prezencë të 1 drejtuesi të lartë të policie (Tonin Vocaj dhe dy prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Takimi është bërë me autorizim të kryeprokurores në atë kohë Ina Rama. Në asnjë rast nuk kam pasur as kontakte me të dhe as nuk e kam takuar. Nuk është e vërtetë që ka përfituar ulje dënimi. Është dënuar me 25 vite burg dhe Apeli ka lënë në fuqi këtë dënim”, tha Kuliçaj.

Në 23 maj të vitit 2018, i penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Maksim Lalës dhe djegien e kufomës së tij, i ka nisur një letër 34-vjeçarit Erjon Llapushi, një personazh i njohur i botës së krimit, i cili në tetor të 2021 vrau për arsye banale kryekamerierin e një restorant në Elbasan, Gazment Kurmakun, për rezervimin e një tavoline. Ndër të tjera, Reçi shkruan se kishte mik për jetë Agron Kuliçajn dhe se Kuliçaj e kishte ndihmuar duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm, pretendim që është mohuar nga Kuliçaj.

Në datat 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, Luftar Reçi ka rrëfyer para SPAK, të gjithë veprimtarinë kriminale që pretendon se ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, me qëllim për të zbutur dënimin e tij.

Me rrëfimet e tij Reçi ka implikuar: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe veten e tij, në vrasjen e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi. Pas këtyre rrëfimeve, SPAK ka marrë masa duke arrestuar dhe shpallur në kërkim të implikuarit.

Të implikuarit fillimisht tentuan ta korruptonin Reçin duke i ofruar 260 mijë euro në këmbim të tërheqjes së dëshminë, por kur Reçi po kërkonte shumë kohë që të mendohej, u tentuan helmimi i tij në burg me një helm kundër insekteve. Por, që të dy planet u zbuluan dhe u goditën nga SPAK-u./ Shqiptarja.com

Etiketa: Agron Kulicaji penduar i SPAKLuftar Recinuk e kam takuarreagonSpaktentativa per eleminim

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Shpallen në kërkim dy djemtë e Tom Doshit, për çfarë akuzohen

Shpallen në kërkim dy djemtë e Tom Doshit, për çfarë akuzohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com