GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Shqipëria sot do të ishte anëtare e BE-së…

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Sot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së! Është pas Serbisë që ka nisur 4 luftëra në rajon dhe pas Malit të Zi që u shpall vend i pavarur vetëm më 2006! Sot përgjërohemi dhe lutemi që të na ndajnë nga Maqedonia që të hapim negociatat, ndërkohë që sot mund t’i kishim mbyllur. Sot jemi gati që edhe të derdhim lot, por është vonë.

Shqipëria do të ishte vend anëtar i BE-së sot, nëse Tirana zyrtare dhe opozita e kohës do të kishin dëgjuar lutjet deri në përgjërim, 12 vjet më parë, më 2010, të drejtorit për Zgjerimin Stafano Sannino. Z. Sannino i lutej liderëve politikë në Tiranë të merreshin vesh sa më shpejt se nuk kishte kohë! Duhet të nxitonin se me mbarimin e mandatit të Komisionit, ndofta komisioni i ri nuk do ta kishte fare në axhendë zgjerimin. Dhe ashtu ndodhi. Me anëtarësimin e Kroacisë më 2013, komisioni i ri vendosi t’i jepte një pauzë zgjerimit! Për të mbajtur gjallë në rajon aspiratën për anëtarësim në BE, nisi “procesi Berlinit”, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia hapën negociatat dhe sot janë në përfundim të kapitujve negociues.

Zoti Sannino u lutej liderëve politikë të kohës të gjenin gjuhën e përbashkët, të miratonin me konsensus ligjet e kërkuara dhe vendi të hapte menjëherë negociatat. Përballë godinës së kryeministrisë, në atë kohë, u vendos një tabelë elektronike me fjalinë: Tre ligje baraz me Europë! Por halli i madh, në atë kohë, ishte “çështja e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit”. Ishte problem për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare. Me këmbëngulje dhe mendjelehtësi foshnjore i ramë me shkelm derës së hapur të BE-së. Jo për herë të parë.

Pas 12 vitesh jemi aty ku ishim që në 2009, te kërkesa për hapje negociatash.

Në fakt, ndryshe nga Mali i Zi dhe Serbia që i kanë hapur njëherë negociatat, ne i kemi hapur disa herë negociatat. Kemi dekoruar edhe ambasadorë, më 2018. Ne madje i kemi bërë të gijtha detyrat, i kemi plotësuar të gjitha kushtet, por fajin e kanë vendet e Këshillit. Nëse ka një adresë faji, adresa është në Tiranë.

Për një kapriço kanë ikur më shumë se një dekadë!

Përvoja e anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë tregon se nga hapja te mbyllja e kapitujve janë më pak se 10 vjet.

Po të kishim dëgjuar lutjet e drejtorit të zgjerimit të kohës Stefano Sannino, sot do të ishim anëtarë të BE-së. Dhe në atë kohë që na luteshin për të hapur negociatat, nuk e kishim të lidhur fatin as me Maqedoninë dhe sigurisht lufta në Ukrainë nuk kishte filluar.

Shqipëria e cila nuk ka nisur asnjë luftë në rajon, është sot pas Serbisë! Luftën e kemi bërë me njëri -tjetrin dhe ne jemi treguar mjeshtër të mëdhenj për të qëlluar veten në këmbë!

Pak rëndësi ka sot nëse hapen negociata në qershor, apo në ndonjë qershor apo dhjetor tjetër. Dëmi i bërë në 2010 është i pallogaritshëm. Dekada e shkuar dëm nuk kthehet!

Sot kur gazetarët i hakërrehen, në Tiranë, me pyetje te forta komisionierit për zgjerimin është për të qeshur. Për të qarë ka qenë në vitin 2010. Por i vetmi që qau në atë kohë (por nuk preku njeri) ishte drejtori për zgjerimin Stefano Sannino!

 

 

Etiketa: anetaretBEkryesore2Lutfi DervishiShqiperia

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!
Opinion

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

17:03 - 26/07/26
Para
Rusia “i nxjerr kthetrat” Bosnjës: Nëse tenton të futesh në NATO, do e pësosh si Ukraina

Putin: Kur Kosova mundet, pse nuk munden Donetsku dhe Luhansku?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen
Breaking Views

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

Paralelisht me qytetarë në bashki me të tjera, edhe banorët e Divjakës protestuan sot kundër propozimit të Partisë Socialiste për bashkimin...

Lexo më shumë
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

20:54 - 31/07/26
“Duam dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba kundër korrupsionit

“Duam dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba kundër korrupsionit

20:45 - 31/07/26
Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë

20:34 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com