GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me publikimin e pagave/ Komisionarit i kërkohet të përmbylle hetimin

07:59 - 02/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me të dhënat, lirohen nga burgu 4 të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjedhja pak muaj më parë në publik e bazës së të dhënave të pagave dhe targave të automjeteve të gjithë shtetasve në vend bëri jo pak zhurmë në opinionin publik.
Kjo vinte vetëm pak kohë pas një tjetër skandali siç ishte ajo e të dhënave që mbaheshin nga patronazhistët për bindjet politike të qytetarëve duke shtuar edhe shënime nga më të ndryshmet dhe detaje personale.
Më herët gjatë vitit 2021 Komsioneri publikoi raportin për hetimin administrativ mbi databazën që lidhej me partonazhistët. Ky raport dilte në përfundimin se përgjigjet e AKSHI-t ishin jo shteruese, Tatimet kishin treguar mungesë bashkëpunimi dhe se Partia Socialiste ishte përpunuese por jo krijuese.
Të ndodhura në seri duket se zhurma për këto ngjarje zgjati pak por tashmë Kuvendi ka kërkuar që tani edhe për listën e pagave dhe atë të tagave nga ana e Komisionerit për të Drejtën e Informim të përmbyllet hetimi për të pasur një panoramë më të qartë të asaj që ndodhi. Në pikën e parë të rezolutës që Kuvendi ka miratuar për detyra e zyrës së Komisionerit për këtë vit në vend të parë qëndron pikërisht ajo për hetimin mbi listpagesat e pagave dhe targat.
“Të përmbyll hetimin administrativ, mbi publikimin e databazës me të dhënat e pagave të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe privat si dhe databazës me të dhënat e targave të automjeteve, brenda vitit 2022” thuhet në dokument.
Ndërkohë është kërkuar gjithashtu që zyra të vijojë monitorimin dhe mbikëqyrjen proaktive të autoriteteve publike për verifikimin e përditësimit të Programit të Transparencës dhe të Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në veprimtarinë e tyre.
Po kështu të mbështesë autoritetet publike në qartësimin e çështjeve mbi interesin publik dhe rastet e kufizimit të dhënies së informacionit, si dhe të nxisë forcimin e rolit të koordinatorit për të drejtën e informimit.
Një tjetër pikë është ajo për monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale me fokus masat tekniko-organizative për përpunimin e sigurt të tyre, veçanërisht, Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (SMSI), duke u shtrirë edhe në sektorë të tjerë si ai i sigurimeve, financiar jobankar, marketing i drejtpërdrejtë./Monitor/

Etiketa: Kryesore1pagaSkandal

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
Kjo është arsyeja pse ju bien flokët

Kjo është arsyeja pse ju bien flokët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com