GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kuvendi i Berishës

10:11 - 03/05/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Asgjë e re nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Blendi Kajsiu

Ky është togfjalëshi që përmbledh më së miri Kuvendin e datës 30 prill. Ai ishte në thelb kuvend i Berishës më shumë se kuvend i Partisë Demokratike. Kryefjala e kuvendit ishte doktori, që prezantonte dhe mishëronte ideologjinë, programin dhe vizionin e “ri” të partisë. Në një kuvend ku spikaste mungesa e fytyrave të reja, prurja më e madhe ishte gjithashtu vetë Berisha.

Ndaj kuvendi shërbeu thjesht për të shpallur doktorin kryetar. Aq sa zgjedhjet për kryetarin e ri në 22 maj nuk kanë asnjë kuptim pasi rezultati tashmë dihet. Ato do jenë një formalitet pasi kushdo që përballet me Berishën në partinë e tij nuk ka asnjë shans teorik të fitojë. Ky fakt dëshmon që në PD-në e Berishës nuk ka zgjedhje dhe aq më pak demokraci.

Elementi thelbësor që dallon zgjedhjet reale dhe demokratike nga ato formale është faktori i paqartësisë. Në një demokraci ekziston gjithnjë një nivel i caktuar paqartësie në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Natyrisht që gjithnjë ka një kandidat apo kandidate që ka avantazh, por asnjëherë nuk ekziston qartësia absolute mbi rezultatin. Edhe kandidati që është në disavantazh të thellë në të gjitha sondazhet mund të fitojë. Kjo ndodhi me Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 në SHBA.

Aty ku mungon demokracia rezultati i zgjedhjeve dihet. Mos të harrojmë që zgjedhje kemi pasur edhe në komunizëm, ama aty rezultati dihej me qartësi absolute. Nuk ekzistonte asnjë mundësi teorike që kundërshtarët e regjimit komunist të fitonin. Ndaj ato zgjedhje ishin formale dhe pa kuptim. Në një kontekst ku mungon demokracia nuk mund të kesh zgjedhje.

Të tilla do jenë edhe zgjedhjet e 22 majit në partinë e Berishës, krejt pa kuptim. Rezultati dihet me qartësi absolute që sot. Nuk ekziston asnjë mundësi teorike që një kundërshtar politik i Berishës t’i fitojë ato. Kaq mjafton për të kuptuar nivelin e demokracisë brenda kësaj partie “të rithemeluar demokratikisht”.

Berishizmi dhe demokracia partiake janë dy koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Berishizmi nënkupton që PD-ja është dhe mbete gjithnjë e Berishës, pavarësisht gabimeve dhe dështimeve politike të tij. Brenda kësaj filozofie politike ideja e garës apo e një partie më të madhe se lideri është absurde. Ajo është partia e kryetarit të përjetshëm, ndaj tingëllon ironike deklarata e Berishës se në kuvendin e tij e vranë kryetarokracinë. Kuvendi i 30 prillit, në fakt, ishte tempulli politik më i madh që i është ngritur ndonjëherë kryetarokracisë në Shqipërinë e tranzicionit. Në këtë kuvend, Berisha u kurorëzua kryetar shumë përpara zgjedhjeve të 22 majit. Ai do t’i fitojë me siguri absolute këto zgjedhje edhe pse humbi rëndë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, edhe pse nivelet e popullaritetit në elektorat i ka tejet të ulëta, edhe pse vuri dhe imponoi “tradhtarin” Basha në krye të PD-së, madje duke i vjedhur haptas votat Sokol Olldashit, edhe pse me miratimin e tij u dogjën mandatet e PD-së në Parlament dhe u bojkotuan zgjedhjet lokale, edhe pse tashmë është shpallur non-grata për korrupsion dhe minim të demokracisë nga SHBA-të. Pra, Berisha do jetë kryetar i partisë, jo sepse e sjell atë në pushtet, jo sepse e demokratizon, jo sepse e hap partinë ndaj shoqërisë, jo sepse ka mbështetje elektorale apo ndërkombëtare. Përkundrazi, me Berishën në krye PD-ja bunkerizohet më shumë, krijon një hendek edhe më të madh me shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar. Ai do jetë në krye të PD-së thjesht sepse është Sali Berisha. Nuk është rastësi që fraza më e spikatur e fjalimit të tij ishte “Unë jam Sali Berisha”. Askush në kuvend nuk u entuziazmua nga ideologjia e re konservatore apo programi qeverisës. Ama, kur doktori deklaroi se kush ishte, salla shpërtheu në duartrokitje. Ky është kualifikimi i vetëm i tij për të qenë në krye të PD-së. Dhe kjo është kryetarokracia në formën e saj më të pastër.

 

Etiketa: kryesore2KuvendiSali Berisha

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Protesta tek rruga e Rinasit, kryeplaku Sabah Muja: Kemi arritur marrëveshje

Protesta tek rruga e Rinasit, kryeplaku Sabah Muja: Kemi arritur marrëveshje

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

“Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë”, flet babai shqiptar i 2-vjeçarit që vdiq pasi u kafshua nga qeni

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com