GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka Botërore: Shqipëria ka numrin më të madh të popullsisë në varfri në Rajon

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Të ardhurat në Shqipëri 7 herë më dobët se Europa, mund të përmirësohen pas 56 vitesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore në raportin periodik Rajonal “Manovrim përmes krizash” 65 % e personave që dolën nga varfëria, rreth 263 mijë ishin nga Shqipëria. Duke qenë se vendi ynë ka numrin më të madh të popullsisë në varfri në Rajon shënon edhe uljen më të madhe të fenomenit në raport me shtetet e tjera.

Rreth 408 mijë persona nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dolën nga varfëria në vitin 2021 për shkak të rimëkëmbjes së shpejtë ekonomik, por sërish Shqipëria vijon të ketë përqindjen më të madhe të popullsisë në varfri në raport me 5 vendet e tjera.

Duke përllogaritur përqindjen e popullsisë në varfri (numri i personave që jeton me 5.5 USD në ditë, kufiri i varfërisë relative sipas përkufizimit të BB) me popullsinë e përgjithshme zyrtare, Shqipëria në vitin 2021 kishte mbi 622 mijë persona në varfri, nga më shumë se 885 mijë që ishin gjatë pandemisë me 2020.

Banka vlerëson se varfëria relative në Shqipëri në përqindje të popullsisë është më e ulët se viti parapandemik 2019. Sipas projeksioneve të BB Shqipëria do të shënojë uljen më të madhe të numrit te të varfërve në vitet në vijim duke u bërë e krahasueshme me vendet e Rajonit, por gjithsesi treguesi do të jetë sërish më i lartë.

Në vitin 2023 Banka parashikon që treguesi i varfërisë relative në Shqipëri të arrijë në 16.9 për qind, me një ulje 2.5 pikë përqindje nga niveli i pritshëm i këtij viti (shiko tabelën bashkëngjitur) në Kosovë 15.8%, Maqedoni 15.9%, Malin e Zi 14.8% dhe nivelin më të ulët do ta ketë Serbia me 9.3%.

Por rritja e çmimeve globale të energjisë dhe ushqimeve e kombinuar me ndikimet negative nga lufta në Ukrainë po krijon rreziqe shtesë në reduktimin e normave të varfërisë në vitin 2022.

Sipas skenarit bazë te rritjes pozitive në të gjithë rajonin, norma e varfërisë për Ballkanin Perëndimor parashikohet të bjerë me rreth 1 pikë përqindje në 13.8 për qind në 2022, por kjo arritje rrezikohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit në të gjithë rajonin në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe pritet

Të rritet më tej në vitin 2022, gjë që redukton fuqinë blerëse të familjeve, veçanërisht të varfërve dhe të pambrojturve.

Për më tepër, përveç çmimeve më të larta të energjisë, ushqimeve dhe inputeve, sanksionet mbi Rusinë mund të ndikojë në aktivitetin ekonomik në vende dhe sektorë me lidhje të forta me Rusinë (të tilla si turizmi, ose pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi)./ Monitor

Etiketa: 408 mije persona65% nga Shqiperiane RajonShqiperia

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
“Zoti i drogës” në Itali, publikohet foto e shqiptarit që mori të gjitha pushtetet

“Zoti i drogës” në Itali, publikohet foto e shqiptarit që mori të gjitha pushtetet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com