GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPK shkarkon prokurorin Arjan Ndoj

09:54 - 06/05/22
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, dy të mitur dëshmojnë kundër Rrajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin Arjan Ndoj. Shkarkimi i prokurorit nuk ishte surprizë sepse herën e fundit që doli në Vetting, seanca ndaj Ndojës ka pasur shumë debate dhe qëndrime të forta nga ndërkombëtarët. Përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs, ka lëshuar kritika të forta ndaj prokurorit të Durrësit duke e kapur, pasi ky i fundit ka qenë më parë avokat dhe më pas është futur në organin e akuzës.

“Meqenëse kam te drejtën të ndaj opinionin tim me ju, kur përgatitesha për seancën po mendoja nëse do doja të kisha një prokuror si ju. Po ta them qartë: Jo ! Kur ju u rikthyet në 2008 mbasi ishit pezulluar për disa vite kam kontrolluar deklaratën tuaj dhe ju në atë kohë deklaronit se fitonit 250 mijë euro në vit si avokat. Nuk e di se sa gjyqtarë nga 2005 deri në 2007 fitonin po aq sa ju? Shumë gjyqtarë do të kishin qenë të lumtur nëse do fitonin sa ju. Unë pyes pse ky individ do dojë të jetë prokuror kur krahasuar me pagën e prokurorit që fitonte 1 të dhjetën që ju fitonit si avokat?”, tha përfaqësuesi i ONM.

Nga ana tjetër ai ka ironizuar dhe deklarata e prokurorit se e mori këtë detyrë për të luftuar krimin. “Ju thoni që u bëtë prokuror sepse donit t’i shërbenit vendit dhe doni të kapni kriminelë. E di nga ky proces , por ju nuk jeni një prej tyre. Arsyeja e dytë ju lëvizni nën shoqërinë e personave te gabuar dhe kjo nuk do të thotë që ka lidhje me hetimet tuaja, por sidomos në Shqipëri këta persona që nuk janë dënuar, kjo është një përgjigje në një kontekst shqiptar”, ka thënë ai më tej.

Nga ana e tij prokurori ka deklaruar se ka punuar fort që të marrë titullin e magjistrarit, ndërsa ka mohuar akuzat për pasurinë.

“Do bëj sqarim unë kam deklaruar 150 mijë euro të ardhura në vit si avokat dhe jo sa thatë ju. Titullin e magjistratit e kam fituar me shumë mund dhe djersë dhe u riktheva në punë pasi humbisja titullin për të cilin kisha luftuar gjithë jetën. Unë nuk u përkas revolucionarëve, por fakti që kam të ardhura të ligjshme është zgjidhja ime që u bëra prokuror. Ky koment që bëni ju sepse unë i plotësoj kushtet ligjore dokumentare për prokuror. Ndjej keqardhje kur thoni 60% e prokuroreve nuk i përmbushin kushtet. S’kam asnjë kompleks inferioriteti të përballem me Theo Jacobs në nivel ekspertize, përveç moshës”, tha prokurori.

Në 4 tetor 2019 ka rënë pre e një atentati me armë zjarri, nga ku mbeti i plagosur bashkë me një grua që e shoqëronte dhe të ‘tmerrshmin e Sukthit’, Landi Muharremin.

Ndoja është akuzuar publikisht nga zv.kryeministri Erion Braçe se punon për grupet kriminale në Durrës. Teksa ndodhej në qytetin e Durrësit ku mori pjesë në proçesin gjyqësor ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, i cili u arrestua për shpërdorim detyre, Braçe tha se Ndoj ka bërë presion mbi Pulën.
Gjithashtu gjatë seancës plenare të mbajtur më datë 3 tetor 2019, kryeministri Edi Rama, megjithëse pa i përmendur emrin, tha se “në Durrës është një prokuror që punon për grupet kriminale. Arrestojeni!”.

Etiketa: nga KPKprokurori arjan ndojshakarkohet

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Lajmi i fundit/ Bombë në një kosh mbeturinash pranë ambulancës së Elbasanit

Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com