GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Eurodeputetja për Kosovën kërcënohet nga grupet mercenare ruse, shkak fjalimi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputetja për Kosovën kërcënohet nga grupet mercenare ruse, shkak fjalimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka deklaruar se ka marrë një letër kërcënuese, si pasojë e një fjalimi të saj, fjalim i bërë pak muaj më parë.

Sipas Von Cramon, letra kërcënuese ka ardhur nga grupi mercenar “Wagner”, grup i mbështetur nga shteti rus dhe i drejtuar nga oligarku i afërt me Vladimir Putin, Yevgeny Prigozhin. Siç është deklaruar më herët, nga ky grup janë rekrutuar, trajnuar dhe dërguar operativë ushtarakë privatë në zonat e konfliktit kudo në botë për të ushtruar dhunë, grabitje të burimeve natyrore dhe frikësim të civilëve duke shkelur ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ky grupi mercenar rus ka marrë për herë të parë vëmendjen ndërkombëtare dhe mediatike në vitin 2014, kur ishte në mbështetje të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

“Rusia është një shaka! Grupi mercenar i sponsorizuar nga shteti rus, Wagner, i drejtuar nga oligarku i Putinit, Prigozhin është aq i pakënaqur me fjalimin tim plenar sa më ka dërguar një letër kërcënuese duke më paditur për 10.000.000 rubla. Më bënë për të qeshur. Gëzohem që jam në shoqërinë e Andrius Kubilius”, ka shkruar ajo një Twitter duke publikuar edhe letrën kërcënuese.

Ndryshe, siç ka bërë të ditur von Cramon, bëhet fjalë për një fjalim të saj të vitit 2021 në të cilin ajo kishte kërkuar që Bashkimi Evropian të vendosë sanksionet më të rrepta për grupin “Wagner”.

“’Vdekja është biznesi ynë dhe biznesi po shkon mirë. WagnerGroup i Rusisë dhe mercenarë të tjerë guxojnë të veprojnë nën këtë moto sepse ne i lejojmë ta bëjnë këtë. BE duhet të vendosë sanksionet më të rrepta për të treguar se vrasja nuk është biznes, është krim kundër njerëzimit!”, kishte deklaruar von Cramon.

Etiketa: eurodeputet per kosovengrupet mercenare rusekercenojneViola von Cramon

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Mos i neglizhoni, këto janë shenjat që trupi juaj paralajmëron para infarktit

Mos i neglizhoni, këto janë shenjat që trupi juaj paralajmëron para infarktit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com