GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet bashkiake 2023/ PS hap aplikimet për kryetarët e partisë, ja udhëzimi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 6 Marsit, zbulohen disa kandidatë të PS-së (emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste ka hapur procesin e garës së brendshme për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Sipas udhëzimit, ftesa për aplikim u shkon edhe atyre që dëshirojnë të emërohen si sekretar ekzekutiv në degët lokale të Partisë Socialiste apo në nivel qarku, pozicion ky i cili u shtua përmes ndryshimeve statutore të 9 Prillit. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, ka miratuar udhëzimin dhe parashikon se deri më 25 Maj 2022 do të administrohen kandidaturat e mundshme për kryetar të degëve lokale të Partisë Socialiste.

“Procesi i propozimit të kandidaturave për kryetar të partisë së bashkisë është i hapur dhe në të marrin pjesë të gjithë strukturat e partisë së bashkisë, drejtuesi politik i qarkut, deputetët e asaj bashkie, forumet apo çdo anëtar i spikatur i PS në bashki. Kërkesat paraqiten në Asambletë Socialiste të Bashkive; gjithashtu një kopje dërgohet elektronikisht pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste në adresën e e-mailit: [email protected]” – thuhet në udhëzim.

Parashikohet se kandidatët për kryetar të partisë të bashkisë duhet të ketë si rregull vendbanim dhe të bëjnë jetën e partisë për një periudhë jo më pak se një vit brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtar të partisë si rregull për një periudhë jo më pak se tre vjet, të kenë arsimin e lartë si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral e ligjor. Paralelisht me ftesën për të kandiduar për drejtimin e degëve të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit, një tjetër urdhër i Gjiknurit fton të interesuarit që të aplikojnë për detyrën e re të Sekretarit Ekzekutiv të partisë në territorin e 61 bashkive dhe 12 Qarqeve.

“Sekretarët ekzekutiv të partisë në Bashki/Qark, do të përzgjidhen deri në datën 30 Qershor 2022. Procedura e propozimit të kandidaturave për Sekretar Ekzekutiv është e hapur. Të drejtën për të kërkuar përzgjedhjen në pozicionin e Sekretarit Ekzekutiv e ka çdo individ që plotëson kriteret: të ketë vendbanim ligjor jo më pak se 1 vit në territorin e bashkisë/qarkut përkatës; të jetë anëtar partie, si rregull për një periudhë jo më pak se 2 vjet, të ketë njohuri për organizimin e drejtimin e strukturave të partisë, të ketë arsimin e lartë.

Preferohet me përvojë në drejtimin e një Këshilli Socialist, koordinator ose ish-koordinator elektoral i bashkisë, sekretar ose ish-sekretar i Asamblesë së bashkisë, kryetar/e ose ish-kryetar/e i FRES/FGS, etj”, thuhet në urdhërin e Gjiknurit. Çdo individ kandidat për Sekretar Ekzekutiv të partisë në bashki/qark plotëson formularin e aplikimit, konkuron me dosjen e tij e cila duhet të përmbajë kërkesën, jetëshkrimin dhe formularin e integritetit. Këto dokumente dërgohen elektronikisht në adresën: [email protected] ose edhe nëpërmjet postës në Selinë Qendrore të Partisë Socialiste në Tiranë, deri në datën 15 Qershor 2022.

Etiketa: aplikimetbashkiakekryetarpartiePSudhezimiZgjedhjet

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Mes lotësh, Eli Fara tregon për humbjen e madhe: Pas varrimit u hodha mbi…

Mes lotësh, Eli Fara tregon për humbjen e madhe: Pas varrimit u hodha mbi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com