GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Të shtunën Rusia pezullon gazin për Finlandën

15:27 - 20/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aanaliza e DW: Ambiciet e mëdha energjetike të Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazpromi rus ka informuar Finlandën se do të ndërpresë furnizimet e gazit natyror nga mëngjesi i së shtunës, më 21 maj, njoftoi të premten shitësi shtetëror finlandez i gazit Gasum. Gasum refuzoi t’i paguante Gazprom-it në rubla, të cilat Rusia ua ka kërkuar vendeve evropiane.

“Është për të ardhur shumë keq që furnizimet e gazit natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të pezullohen”, tha drejtori ekzekutiv i Gasumit, Mika Vilanen.

“Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe me kushtin që të mos ketë ndërprerje në rrjet, do të mund të furnizojmë me gaz të gjithë klientët tanë në muajt në vijim”, tha ai.

Gasum njoftoi se do të vazhdojë të dërgojë gaz për klientët nga burime të tjera, përmes tubacionit të gazit Balticconnector që lidh Finlandën me Estoninë.

Gasum paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për shkak të një konflikti rreth pagesës në rubla. Shumica e gazit që përdoret në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5 për qind të konsumit të tij vjetor të energjisë.

Gazprom nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Më herët, të premten, para njoftimit për Gasumit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska nuk kishte informacion të detajuar në lidhje me kontratat e Gazpromit për furnizim.

“Por, natyrisht, askujt nuk do t’i dërgohet asgjë falas”, shtoi Peskov.

Për shkak të mundësisë së mbarimit të gazit, kompanitë e mëdha finlandeze si Neste, Mets dhe të tjera, janë në kërkim të burimeve alternative të energjisë ose të planeve emergjente për të përshtatur prodhimin e tyre. Grupi për pylltari Stora Enso njoftoi se tashmë ka zëvendësuar gazin natyror rus me gaz natyror të lëngshëm (LNG) në të gjitha njësitë e tij.

Kompania UPM deklaroi se përdor gazin që shpërndahet përmes gazsjellësit Balticconnector nga furnizuesit perëndimorë, por ende po përgatitet për mundësinë e çrregullimeve afatshkurtra.
Rusia ka pezulluar më parë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, të cilat refuzuan të paguajnë në rubla./REL

 

Etiketa: PutinRusia

Lajme të lidhura

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Para
Jorgo Goro u jep 3 mln USD dy oligarkëve të Ramës, justifikohet me gabim aritmetik

Jorgo Goro u jep 3 mln USD dy oligarkëve të Ramës, justifikohet me gabim aritmetik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com