GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuk ndalet rritja e çmimeve, qeveria shqiptare e papërgatitur për krizën ushqimore

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk ndalet rritja e çmimeve, qeveria shqiptare e papërgatitur për krizën ushqimore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ndalet rritja e çmimeve në Shqipëri ku vetëm për muajin Prill janë rritur me 10% produktet e shportës së ushqimeve dhe pijet joalkoolike. Por lajme të këqija vijnë dhe nga transporti i cili ka pësuar rritjen më të madhe me 13,8% për këtë periudhë sipas INSTAT.

Rritja e çmimit të karburanteve ka ndikuar tek kostoja e transportit por qeveria shqiptare nuk ka marrë masa të cilat lehtësojnë krizën e rëndë që po kalojnë familjet shqiptare.

Nëse bëjmë një krahasim me vendet e Rajonit, Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit dhe vende si Maqedonia e Veriut e shesin më lirë ndërsa Italia e cila është një fuqi industriale ka vendosur një çmim tavan pavarësisht situatës në bursën ndërkombëtare. Megjithatë cilësia e karburanteve, pesha dhe abuzimet nuk janë përgjegjësi e bursës ndërkombëtare por e qeverisë dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF).

Aktualisht çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut me pakicë është 167.86 lekë/litri ndërsa mbledhja e Bordit të Transparencës në vendin tonë në 19 Maj ka vendosur çmimin e naftës me pakicë 217 lekë/litri.

Por transporti nuk është vetëm një problem sepse prej disa kohësh qeveria shqiptare nuk ka bërë indeksimin e rrogave. Kryeministri Edi Rama pas protestave të rritjes së çmimeve miratoi një paketë për të zbutur krizën e rëndë ekonomike që ka goditur familjet shqiptare e cilave krahas rritjes së çmimeve ndërkombëtare ka në kurriz dhe faturën e keqmenaxhimit të parave publike.

Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin ekonomik “Manovrim mes krizash” për Ballkanin Perëndimor i cili përfshin ndikimin e luftës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Shifrat zbulojnë se gjatë 2021, 22% e shqiptarëve cilësohen si të varfër, ku me termin varfëri i referohet një personi që jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria regjistron përqindjen me njerëzit më të varfër e ndjekur nga Kosova me 19,4% e popullsisë.

Për të përforcuar faktin se masat e qeverisë për dhënien nga 3 mijë lekë ndaj pensionistëve dhe subvencionimi i faturave të energjisë elektrike nuk kanë patur asnjë efekt dometwnws, mjafton të shohim gjendjen e depozitave bankare në lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat shënuan rënie për të dytin muaj radhazi në mars, një sinjal se kriza e shkaktuar nga çmimet e larta po ndikon në aftësinë e familjeve për të kursyer, ndërsa bizneset po detyrohen që të shpenzojnë likuiditetet e tyre.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në muajin mars ishte 1.23 trilionë lekë (10 miliardë euro), me një rënie prej 0.1% në krahasim me muajin e mëparshëm dhe rënia ka ardhur e gjitha nga kursimet në lekë.

Madje të dhënat e INSTAT për  “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” tregojnë se vetëm për muajin Prill kemi një rritje me 4,8 % në krahasim me muajin e kaluar.

Shqetësimi më i madh vjen nga rritja e çmimeve të grurit pasi fermerët në vende të tjera të botës mund të mos e plotësojnë mungesën pasi çmimet janë të paqëndrueshme. Fitimet po tkurren, për shkak të rritjes së çmimeve të plehrave dhe energjisë e cila nuk është kosto kryesore vetëm për fermerët dhe të dy tregjet janë ndërprerë nga sanksionet dhe përleshja për gazin natyror.

Nëse fermerët pakësojnë plehrat, rendimentet globale do të jenë më të ulëta në kohën e gabuar. “Përgjigjja e politikanëve me shqetësim mund të përkeqësojë një situatë të keqe”, shkruan The Economist, e cila u vërtetua nga shqetësimi që shfaqi kryeministri Rama kur ndodhi protesta e parë e rritjes së çmimeve. Gjatë rritjes së çmimeve të karburantit, Rama deklaroi se situata nuk ishte e mirë duke përshkallëzuar protestën pasi deklaratat e tij frikësuan qytetarët të cilët u revoltuan dhe u ndjenë të rrezikuar nga rritja e çmimeve.

Megjithatë qeveria nuk shqetësohet sepse akoma nuk ka ndërprerë pagesat e inceneratorëve, vepra publike të cilat mund të presin në krahasim me krizën ushqimore globale e cila do ndihet më shumë  tek vendet e varfra dhe në zhvillim sipas medias prestigjioze “The Economist”.

Etiketa: Banka BoteroreInstatkriza ekonomikekryesore2qeveria shqiptarerritja e cmimeveThe Economist

Lajme të lidhura

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion
Breaking Views

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion

22:13 - 19/06/26
Para
Alibeaj zbulon emrin e deputetit që i propozoi të tërheqë padinë në Gjykatë

Zgjedhja e presidentit/ Enkelejd Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD-së, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029
Breaking Views

“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

16:33 - 21/06/26

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht një komenti të një qytetareje nga Tetova, e cila në rrjetet sociale i...

Lexo më shumë
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, banorët e Nivicës mësyjnë Gjirin e Kakomesë

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, banorët e Nivicës mësyjnë Gjirin e Kakomesë

15:21 - 21/06/26
Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis