GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nations League/ Seferi: Synojmë vendin e parë në grup me Shqipërinë

12:43 - 28/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nations League/ Seferi: Synojmë vendin e parë në grup me Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi ka folur në konferencën për shtyp lidhur me rikthimin e tij në Kombëtare, gjithashtu ka folur edhe për takimet e rëndësishme që kuqezinjtë do të zhvillojnë në Ligën e Kombeve, ndaj Islandës në transfertë, e cila do të zhvillohet të hënën e 6 qershorit në orën 20:45.

Seferi deklaroi se: “Kombëtarja ka bërë ndeshje të mira në mars. Jemi ngjitur në grupin B në Nations League, Objektivi është vendi i parë, Grupi i lojtarëve është i mirë, kam shumë besim se do të bëjmë një hap shumë të  mirë”.

“Jam shumë i lumtur që dola kampion me Tiranën, por festa mbaroi atë ditë. Tani jam i fokusuar te Shqipëria. Jam i lumtur për ftesën dhe po mendoj për ndeshjen me kombëtaren. Lodhja? Jemi profesionistë dhe nuk guxojmë të na bie ritmi. Duhet të jemi të fokusuar dhe të përqendruar. Do jemi të freskët dhe 100 për qind gati për ndeshjet. Konkurrenca është e fortë, kam ardhur të bëj maksimumin. Trajneri vendos, secili do të luajë. Do bëj maksimumin të fitoj besimin e trajnerit dhe të marr minuta”, u shpreh Seferi.

“Islanda është një kundërshtar që duhet vlerësuar, por shkojmë atje për të marrë tre pikët. Duhet të jemi të përgatitur dhe të shkojmë për të fituar. E kam thënë që është herët të flasim për merkaton. Nuk e kam mendjen te merkato, fokusi është te kombëtarja këto dy javë. Është ende herët. Është momenti im më i mirë, kam bërë një sezon të mirë. Kam shënuar shumë gola, dola kampion dhe jam i lumtur. Kam akoma më shumë për të dhënë, është ende fillimi. Kam pasur probleme nga dëmtimet më para dhe tani e kam marrë veten. Të gjithë këtu janë profesionistë, vendimi i takon trajnerit. Pastaj ai vendos në fund. Do jem shumë i lumtur nëse me jep minuta dhe do bëj maksimumin t’i marr. Sulmuesit që ka marrë Reja janë më të mirët, nuk e kam problem me kë luaj. Të gjithë janë profesionistë”, tha Seferi.

Etiketa: Sulmuesi i Tiranëstaulant seferi

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Monika Lubonja flet për debatin me Sabianin dhe Ilirin: Gabimi më i madh që…

Monika Lubonja flet për debatin me Sabianin dhe Ilirin: Gabimi më i madh që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com