GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Lehtësia e një presidenti socialist, efekti i parë i rikthimit të Berishës

në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti i ri/ PS bën lëvizjen qesharake, fton për këshillim, Ylli Ndroqin dhe konsullatën greke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhja e një presidenti nga radhët e së majtës duket se është një fakt i kryer tashmë. Proceduralisht, emri i presidentit të ri do të bëhet i njohur në raundin e radhës, por tashmë dihet se ai do të jetë një president i Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Dëshira e të majtëve për të patur presidentin e tyre është e kuptueshme dhe legjitime. Marrëveshja Berisha-Rama e vitit 2008 i hapi rrugën çdo shumice parlamentare që të zgjidhte presidentin e saj. E vetmja gjë që mund të bënte opozita këtë herë ishte të theksonte problematikën e zgjedhjeve të fundit për të kërkuar një president konsensual.

Megjithatë, opozita bëri çdo gjë që i nevojitej Ramës që ai të zgjidhte presidentin e tij me lehtësinë maksimale. Edhe pse në Partinë Demokratike ka një luftë të brendshme për kontrollin e drejtimit të saj, palët duket se nuk kanë pasur dëshirën të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën edhe përballë Ramës dhe rrezikut që në karrigen e kryetarit të shtetit të ulet një njeri i tij. E thënë me dy fjalë, palët në PD e kanë më të lehtë të bashkëpunojnë me Ramën se sa me njëra-tjetrën. E thënë edhe më thjesht, për ta, Partia është shumë më e rëndësishme se Shqipëria. A nuk është lufta e tyre për kryesimin e PD më e fuqishme se përpjekja e tyre për t’i marrë Ramës kryesimin e shtetit?

Ndryshe nga sa ka pretenduar vetë Berisha, rikthimi i tij në krye të PD-së i shërbeu pikërisht asaj për të cilën ai shprehej se druhej: fuqizimit të mëtejshëm të Ramës. Kritikët e tij brenda dhe jashtë opozitës e kanë paralajmëruar këtë katastrofë. Një Berishë i stërkonsumuar, me një ekip po aq të vjetëruar dhe i izoluar ndërkombëtarisht është ëndrra që edhe vetë Rama nuk ka guxuar ta tregojë. Tani atij nuk i duhet të mendojë argumentet dhe fjalimet, të kërkojë konsulencën e ustallarëve të propagandës, etj. Mjaft që ai të bëjë replay çfarë ka thënë deri më sot për Berishën në skenë dhe në prapaskenë dhe, ndoshta për herë të parë, do të tingëllojë një burrë vërtet i urtë për shqiptarët.

Por dëmi që u bë me vetëdije nga opozita ishte pikërisht përdorimi i çdo kauze brenda dhe jashtë saj, partiake dhe shoqërore për të larë hesapet brenda saj. Në këtë mënyrë, u sakrifikua të paktën Bashkia e Peshkopisë, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në të njëjtën mënyrë u sakrifikua edhe mundësia për një president jashtë kontrollit të Ramës këto javë. Gjithçka u vu, kryesisht nga Berisha, në funksion të marrjes së kontrollit mbi partinë.

Ndoshta është momenti i duhur të shtrohen përsëri disa pyetje që më parë janë hedhur poshtë me metoda propagandistike: përse është kaq e rëndësishme për Berishën një parti që nuk i jep pushtet? Përse çështje të rëndësisë së madhe siç është zgjedhja e presidentit apo zgjedhjet lokale të një të tretës së vendit kanë më pak rëndësi për të se lufta për kreun e PD-së? A mos ndoshta po provohet se Berisha e donte partinë si strehë personale nga drejtësia?

Cilat do qofshin përgjigjet e këtyre pyetjeve, ajo që ai dhe pjesa tjetër e opozitës bënë, ishte një nder që Rama nuk ua kishte kërkuar, megjithëse e pranoi bujarisht.

 

Etiketa: . Sali BerishaEFEKTIkryesore2LehtesiaPresidentirisocialiste

Lajme të lidhura

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Para
Lezhë/ Uji vërshon nëpër rrugë, reshjet krijojnë probleme dhe për bizneset

Moti merr kthesë në Librazhd, reshjet e dendura të shiut bllokojnë këto akse rrugore

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com