Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë që nga mbyllja e fushatës në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama ka ftuar patronazhistët, koordinatorët dhe drejtuesit në sheshin Skëndërbej për përqafimin e fitores.
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shkruan Rama.