GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kontribuuesit në sigurime u rritën prej punësimit, bien të siguruarit në biznese

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontribuuesit në sigurime u rritën prej punësimit, bien të siguruarit në biznese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skema e sigurimeve shoqërore që reflekton të punësuarit me pagë u zgjerua vitin e kaluar me 6.2% sipas të dhënave zyrtare, mirëpo shtesa shihet te ketë ardhur më së shumti nga rritja e të punësuarve në sektorin shtetëror dhe rritjes së vetëpunësuarve, ndërkohë që  kontribuuesit në firmat private kanë pësuar rënie me 7.7% vitin e kaluar.

Në vitin 2021 në skemën e sigurimeve u shtuan edhe 43 mijë persona, duke reflektuar përmirësimin e punësimit pas krizës pandemike të vitit 2020. Nga personat e siguruar rishtas më shumë se 8600 janë në ndërmarrjet buxhetore dhe buxhetore.
Në sektorin privat personat e siguruar reflektojnë anomalinë e tatimit mbi pagën. Më vitin 2021 personat e vetëpunësuar me sigurime arritën në 135 mijë, me mbi 53 mijë më shumë se më 2020 ose rreth 65% më shumë. Ndërkohë që personat e siguruar në kompanitë private ishin 31,085 në vitin 2021, ose rreth 31 mijë më pak se më 2020. Shqipëria nuk i trajton njëlloj të ardhurat punësimi me ardhurat nga vetëpunësimi dhe kjo është bërë shkak që shumë të punësuar me paga të larta të regjistrohen si të vetëpunësuar për të shmangur tatimet.
Psh një punëtor që fiton 14 milionë lekë të ardhura vjetore (neto) (1,116,666 lekë në muaj) mund të ulë normën efektive të tatimit mbi të ardhurat nga 21.4% në 0, duke u riorganizuar si i vetëpunësuar dhe duke deklaruar një qarkullim nën pragun e TVSH-së (10 milionë lekë) dhe një pagë mujore të barabartë me pagën minimale.
Punonjësit e vetëpunësuar regjistrohen si sipërmarrës pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për qëllime tatimore dhe janë përgjegjës vetëm për tatimin mbi fitimin.
Kontraktorët e vetëpunësuar regjistrohen me Qendra Kombëtare e Regjistrimit si ‘person fizik’. Punëtorët e vetëpunësuar të regjistruar si persona fizikë operojnë kryesisht në shërbime profesionale, si kontabilistë, arkitektë, konsulentë biznesi, programues kompjuterësh, dentistë, inxhinierë, profesionistë mjekësorë, etj.
Sipas ndryshimit të fundit të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat, duke filluar nga 1 janari 2021, çdo tatimpagues me një biznes që gjeneron xhiro mbi 14 milionë lekë gjatë vitit fiskal i nënshtrohej një norme tatimore prej 15 për qind. Për tatimpaguesit me xhiro nën 14 lekë milionë, norma tatimore është 0 për qind dhe baza tatimore është fitimi i tatueshëm.
Sistemi i ndryshëm tatimor për të punësuarit dhe të vetë punësuarit ka bërë që shumë punonjës me të paga të larta të regjistrohen si të vetëpunësuar dhe kjo reflektohet edhe të numri i vetëpunësuarve që paguajnë sigurime.
Përgjatë vitit të kaluar pësoi rritje të ndjeshme edhe numri i personave që paguajnë sigurime në sektorin bujqësor. Të dhënat zyrtare të sigurimeve tregojnë se në vitin 2021 paguan sigurime 58 mijë fermer ose 16.8% më shumë se vitin e kaluar./Monitor

Etiketa: Biznesekonomi

Lajme të lidhura

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
Breaking Views

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

16:29 - 13/05/26
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Para
Kujdes! Tre kombinime ushqimesh që duhen shmangur

Nëse hani këtë ushqim në mëngjes, do të mbroni zemrën tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26

AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim detyre. Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike,...

Lexo më shumë
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com