GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ndragheta dhe mafia shqiptare pushtojnë Australinë, si trafikohet kokaina përmes aplikacionit të koduar

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndragheta dhe mafia shqiptare pushtojnë Australinë, si trafikohet kokaina përmes aplikacionit të koduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mafia shqiptare ka depërtuar dhe në Australi. Sipas mediave të huaja, policia federale australiane po heton mbi 51 klane italiane të krimit të organizuar, ku 14 prej tyre i përkasin organizatës famëkeqe Ndrangheta, të cilët marrin urdhrat nga bosët në Kalabri të Italisë së Jugut. Mes tyre ndodhen dhe shqiptarë të cilët së bashku me krimin e organizuar shqiptar ka hyrë në Australi duke u lidhur me bandat vendase, kryesisht ato të motoçikletave. Informacionet e shumta, mbi lidhjet dhe rolin e mafias, policia i ka mbledhur përmes një aplikacioni të koduar. Aplikacion sekret i mesazheve i përdorur nga policia për t’u infiltruar në bandat kriminale ka zbuluar se mijëra anëtarë të mafias italiane po veprojnë në Australi. Policia beson se deri në 5 mijë anëtarë të mafias po veprojnë në Australi. Rrjeti i krimit është përgjegjës për trafikimin e 70% të kokainës në mbarë botën. Në Australi, kjo shtrihet tek kanabisi dhe metamfetamina.
“Ndrangheta po vërshon në mbarë Australinë me trafikimin e drogës dhe po tërheqin me vete edhe bandat australiane të motoçikletave (OMCG), të cilët qëndrojnë pas ngjarjeve të dhunës. Ata janë bërë aq të fuqishëm në Australi sa pothuajse zotërojnë disa OMCG, të cilët lëvizin drogën për financuesit e tyre si “Ndrangheta”, ose do të kryejnë akte dhune në emër të “Ndranghetas””, shprehen autoritetet australiane. Sipas tyre, këto banda kanë hyrë edhe në industrinë e pastrimit të parave deri në miliarda dollarë në vit, që pastrohen përmes ekonomisë australiane.
“Ata janë vendosur nën vëzhgim dhe bëjnë jetë modeste, me shtëpi modeste. Ata përziejnë paratë e tyre të paligjshme me paratë nga bizneset e tyre legjitime të ndërtimit, bujqësisë apo hotelierisë dhe e gjithë kjo e bën më të vështirë jo vetëm identifikimin e kriminalitetit, por edhe vërtetimin e tij”, shpjegojnë autoritetet australiane.
Infiltrimi i policisë italiane përmes një aplikacioni të quajtur ANoM kishte dhënë një pasqyrë të qartë të shkallës së trafikut të drogës nga ‘Ndrangheta, fitimet e tyre dhe sa shpesh ata punojnë me grupe të jashtëligjshme motoçikletash. Sipas autoriteteve australiane, lidhjet e tyre familjare përmes gjakut ose martesës në radhët e ‘Ndrangheta-s në Australi, i bëjnë edhe mtë fuqishme këto klane mafioze.
Vitin e kaluar, një operacion i përbashkët midis Australisë dhe FBI-së, që filloi në vitin 2018, çoi në arrestime në që nga Azia, Amerika e Jugut deri në Lindjen e Mesme të më shumë se 200 personave të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar duke përdorur pajisjen ANOM.
Midis të arrestuarve nën Operacionin Ironside ishin të dyshuar si të lidhur me mafien italiane me bazë në Australi, bandat e jashtëligjshme të motoçikletave, sindikatat e krimit aziatik dhe krimi i organizuar shqiptar.
Që kur autoritetet zbuluan suksesin e nismës një vit më parë, 383 autorë të dyshuar janë akuzuar për 2,340 vepra penale dhe më shumë se 6.3 ton drogë, 147 armë/armë zjarri dhe 55 milion dollarë të sekuestruara.

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Tronditëse/ Burri hedh gruan në shinat e trenit (Video)

Tronditëse/ Burri hedh gruan në shinat e trenit (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!
Aktualitet

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26

Një protestues nga Diaspora tha sot nga sheshi në ditën e 63-të se kryeministri Edi Rama ka bërë pakt me...

Lexo më shumë
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26
Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com