GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Euro bie poshtë 120 Lekëve, i afrohet sërish minimumit historik

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkesa e importuesve forcon euron në vend, arrin nivelin më të lartë prej janarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Euro ka humbur sërish terren në kursin e këmbimit me Lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra poshtë kufirit të 120 Lekëve dhe iu afrua edhe një herë nivelit minimal historik, që kishte shënuar në muajin maj.
Euro u këmbye të martën me 119.92 Lekë, shumë pranë vlerës prej 119.91 Lekë të regjistruar në 23 maj dhe që përfaqëson nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në kursin e këmbimit Euro-Lek.
Sipas agjentëve të tregut valutor, oferta e Euros në treg paraqitet e lartë. Finalja e Ligës së Konferencës solli në Tiranë disa dhjetëra mijëra turistë dhe prurjet valutore vlerësohet se kanë hyrë gradualisht në tregun e këmbimit në dy javët e fundit. Mbi të gjitha, në këtë treg duket se po bëhet gjithnjë e më i prekshëm edhe elementi sezonal. Me nisjen e sezonit veror, turizmi hyrës dhe sidomos ai bregdetar po ndikojnë në rritjen e prurjeve dhe të ofertës së monedhës Europiane në tregun valutor shqiptar.

Po t’i referohemi tendencave historike të sezonit veror, ka të ngjarë që nënçmimi i Euros në kursin e këmbimit me Lekun të vijojë më tej. Këto të dhëna tregojnë se kulmi i efektit të sezonit veror në kursin e këmbimit valutor arrihet zakonisht mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht.
Nëse kjo tendencë do të konfirmohet edhe këtë vit, është e pritshme që kursi Euro-Lek më tej të shënojë rekorde të reja në rënie; gjithmonë në rast se kursi nuk ndikohet nga zhvillime të paparashikuara.
Oferta e lartë e Euros dëshmohet edhe nga rritja e vazhdueshme e depozitave bankare në monedhën Europiane. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill depozitat në Euro arritën shifrën rekord të 5.57 miliardë Eurove, në rritje vjetore me 19%.
Nga ana tjetër, agjentët shprehen se kërkesa për Euro vijon të jetë e vakët. Në muajt e parë të këtij, efekti i rritjes së çmimeve të mallrave në deficitin tregtar të vendit ka qenë më i zbutur. Për periudhën janar-prill, deficiti tregtar është rritur me 6% me bazë vjetore.
Deri tani, zgjerimi i tij është ndjeshëm më i ulët krahasuar me vitin 2021, kur deficiti tregtar u rrit me pothuajse 30%.
Në muajt e fundit, është vërejtur një ulje e konsumit të disa prej mallrave që kanë qenë objekt i rritjes së fortë të çmimeve, si karburantet apo produktet ushqimore të shportës.

Kjo mund të ketë ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve, por, për disa artikuj të veçantë, edhe sepse konsumatorët kanë krijuar rezerva gjatë muajve të mëparshëm. Rritja më e ngadaltë e deficitit në mallra po lehtëson më shumë presionet mbi kursin e monedhës vendase.
Ky efekt është më i shprehur kundrejt Euros, që është monedha dominuese në transaksionet tregtare të vendit. Leku i fortë po rezulton edhe si amortizator ndaj inflacionit të importuar, duke e zbutur pjesërisht inflacionin e importuar në ekonominë shqiptare.
Forcimi i Lekut ndaj Euros favorizon subjektet importuese të mallrave dhe shërbimeve që blejnë në Euro dhe shesin në Lekë, por edhe subjektet që sigurojnë të ardhura në Lekë, ndërsa kanë detyrime në Euro, siç janë huamarrësit në valutë të huaj.
Qysh prej vitit të kaluar, po shënohet një rigjallërim i shpejtë i kreditimit në Euro, që vijon me rtime të larat edhe këtë vit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në katër muajt e fundit sektori bankar dha 365 milionë Euro kredi të reja, shifër kjo rekord për të paktën shtatë vitet e fundit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kredia e re në Euro është rritur me pothuajse 57%, rritje kjo ndjeshëm më e lartë se rritja mesatare prej 37% e kredisë së re në total, për të njëjtën periudhë.

Rritja e lartë e depozitave në Euro, normat e ulëta të interesit dhe, tashmë edhe pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit mund ta bëjnë edhe më tërheqës kreditimin në Euro për familjet shqiptare, sidomos në produktet e kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme.
Nga ana tjetër, nënçmimi i Lekut ka një ndikim afatshkurtër negativ tek eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve apo te subjektet që kanë kursime në Euro dhe shpenzime në Lekë. Mbiçmimi i mëtejshëm i Lekut mund të ngadalësojë disi ritmet e rritjes së eksporteve.
Sipas Instat, për 4-mujorin 2022 eksportet shqiptare u rritën me rreth 49%, ku një ndikim të lartë ka dhënë rritja e çmimit të lëndëve të para dhe e materialeve të ndërtimit./Monitor

Etiketa: buxheteuro

Lajme të lidhura

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria
Aktualitet

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit
Aktualitet

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata
Aktualitet

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Para
Banania zgjedhje e keqe në mëngjes nëse e hani pa asgjë, ja arsyeja

A duhet të hamë banane në mëngjes? Ja çfarë thonë ekspertët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis...

Lexo më shumë
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com