GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çuçi shpenzon 6 mln lekë për blerje bulmeti, fiton kompania e dënuar për vjedhje me tendera

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Çuçi shpenzon 6 mln lekë për blerje bulmeti, fiton kompania e dënuar për vjedhje me tendera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me ardhjen e  stinës së verës dhe tenderat abuziv po lulëzojnë nga çdo institucion shtetëror. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është ai që ka nisur aferën e radhës përmes tenderave.  Qeveria vazhdon t’iu kërkojë qytetarëve të kursejnë pasi jemi në kohë krize, por Çuçi  ka zgjedhur të shpenzojë për festa në Shtëpinë e Pushimit të MB, Durrës. Në këtë shtëpi pushim çdo vit organizohen festa nga ministria dhe shpenzimet shkojnë lum. Duke qenë se jemi në emergjencë këto lloj shpenzimesh duhet të evitoheshin sidomos kur behën nga vetë qeveritarët që kanë shpallur gjendjen emergjente të vendit. Madje, ditën e sotme Ministria e Brendshme ka publikuar një tender me objekt blerje bulmeti vetëm për këtë shtëpi pushimi. Mund të duket çudi por Çuçi ka vendosur të shpenzojë 6 milionë lekë për gjalpë e djathë për një fundjavë . Kur, me këto shpenzime mund t’i siguronte ushqimet bazë të paktën 5 familjeve në nevojë për disa muaj.  Por, kjo nuk ka ndodhur pasi qeveritarët tanë nuk ndjekin këtë sitëm, qëllimi i tyre është të pasurinë oligarkët, duke iu vjedhur edhe thërrimen e fundit taksapaguesve shqiptarë.  Çuçi e ka bërë më së miri këtë “detyrë”, pasi tenderin e ka marrë një kompanie përfshirë në disa skandale.

Në garë kanë marrë pjesë kompanitë “NELSA” shpk e cila ka ofruar  vlerën  622,700 mijë lekë dhe kompania  “Sinani Trading”shpk e cila ka paraqitur ofertën me vlerë  623, 500 mijë lekë të reja, ose 6 milionë lekë  të vjetra.  Por ofertuesin më të lirë Ministria e ka skualifkuar me justifikimin se ka paraqitur me vonesë dokumentet e ngarkuara  nga SPE, kur ën fakt dokumentet origjinale janë dorëzuar brenda afateve. Por, si duket Çuçi duhet të gjente një justifikim që fituese të dilte kompania  “Sinani Trading”shpk, për shkak se është në listën e kompanive që drejtohen nga oligarkë.

Fituesi i dënuar për vjedhje

Sikur e përmendëm më lartë Çuçi ka shpallur fitues të këtij tenderi “Sinani Trading”shpk, një kompanie  cila është akuzuar më parë për vjedhje me tenderat dhe themeluesi i saj  Shemsi Sinani. Më parë kompania quhej  “M. B. KURTI” SHPK, por pas shumë abuzimeve dhe numrit të lartë të tenderave ndryshoi emri në  Sinani Trading”shpk, për t’i shpëtuar drejtësisë. Gjithsesi në vitin 2018 aferat e kësaj kompanie u zbuluan dhe pronari i saj  Shemsi Sinani doli para drejtësisë.

Kujtojmë se, bëhet fjalë për skandalin ku u përfshi ish-zëvendës drejtori i burgjeve, Iljaz Labi. Labi bashkë me Shemsi Sinanin kishin abuzuar dhe zhvilluar në shkelje të ligjit tenderin për blerjen e ushqimeve në burgje.  Sinani, kreu i kompanisë “Sinani Trading”shpk kishte fituar tenderin pa garë dhe me probleme në dokumentacione, asaj kohe Gjykata e lartë vendosi katër vite burg për të.  Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin. Administratorët e këtyre shoqërive me në krye Shemis Sinanin  paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi. Por, pavarësisht këtij skandali kompania e Shemsi Sinanin vazhdon të gllabëroj tendera. Tashmë me tjetër emër dhe me administrator djalin e Shemsiut,  Ledion Sinani. Pikërisht rasti për të thënë “ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: . Sinani Tradingabuzimafere korruptiveBledi Çuçikryesore2Ledio SinaniShemsi Sinanishtepi pushimitender

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Para
E frikshme! Makina “çan” turmën e njerëzve, 1 i vdekur 30 të plagosur

E frikshme! Makina “çan” turmën e njerëzve, 1 i vdekur 30 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com