Një studim i publikuar pak ditë më parë në revistën prestigjioze mjekësore The New England Journal of Medicine, tregon për një ilaç të ri imunoterapeutik, i quajtur dotarlimab. Ky ilaç ka treguar rezultate të paimagjinueshme në trajtimin e tumoreve të rektumit
Në studim, 12 pacientë me tumore të avancuara të rektumit morën një ilaç të ri imunoterapeutik. Në të 12 pacientët, tumori u zhduk, pa efekte anësore, tregoi studimi.
Sipas studimit, pacientët merrnin dotarlimab çdo tre javë për një periudhë prej gjashtë muajsh. Ilaçi i ri u zhvillua nga Tesaro, një kompani amerikane e bioteknologjisë që gjiganti farmaceutik GlaxoSmithKline e bleu në vitin 2019 për 5.1 miliardë dollarë.
Dr. Luis A. Diaz Jr., bashkautor i studimit, pohoi për New York Times se beson që “kjo është hera e parë që ndodh në historinë e kërkimit të tumorit”.
Shkencëtarët dhe mjekët vazhduan të monitoronin gjendjen e të 12 pacientëve për muaj të tërë pas terapisë dhe rezultati ishte fantastik. Që nga marrja e ilaçit, asnjë nga pacientët nuk shkoi për kimioterapi ose operacion për të hequr tumorin, njoftoi Qendra Onkologjike Memorial Sloan Kettering.
Prof. dr. sc. Janos Terziq nga Departamenti i Imunologjisë dhe Gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë në Split të Kroacisë foli rreth mënyrës se si ai e sheh këtë ilaç dhe rezultatet e tij të shkëlqyera.
Dr. Andrea Cercek, një onkolog në Qendrën Memorial Sloan Kettering dhe bashkautor i studimit, komentoi rezultatet historike të hulumtimit në një intervistë me CNN dhe pranoi se mjekët nuk e prisnin një sukses të tillë.
“Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë. Onkologët ëndërrojnë rezultate të tilla”, tha Cercek.
Ky i fundit theksoi se dotarlimab “zhbllokon sistemin imunitar natyral të trupit dhe e lejon atë të luftojë tumorin”, duke shtuar se ilaçi vepron në qelizat specifike të kancerit të cilave u mungon një gjen që u lejon atyre të riparojnë ADN-në e tyre, duke çuar përfundimisht në mutacione.
“Kur ne japim një ilaç imunoterapie si dotarlimab, sistemi imunitar mund të shohë qelizat e tumorit dhe t’i heqë qafe ato. Ajo që është kaq magjepsëse është se ilaçi i ri eliminoi kancerin, tumori sapo u zhduk”, tha Dr. Cercek.
Discussion about this post