GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Rama donë të na vëllazërojë me serbët, e të na armiqësojë mes veti!

në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama donë të na vëllazërojë me serbët, e të na armiqësojë mes veti!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Kim Mehmeti
Jo sot, por prej moti dihet se votuesit e ‘Rilindjes’, në masë të madhe, e mbështesin krahun proserb shqiptar. Dhe kjo është ajo që e bënë të ‘fortë’ Kryeministrin e Shqipërisë, i cili, për t’ua shpërlajë duart e përgjakura kriminelëve serb, pohon se Evropa nuk duhet të merret me atë se kush kënd ka vrarë në të djeshmen, por kush kënd përkëdhelë në të sotmen.
Por në tërë këtë rrëfim për Piktorin, i cili më mirë ndjehet në Beograd se në Prishtinë, ka diçka që më shumë flet për naivitetin e neve që e kritikojmë atë, se sa për Kryeministrin e Shqipërisë. Naivitet që ka të bëjë me atë sa nuk e kemi kuptuar atë që e dinë Kryeministri i Shqipërisë: se edhe shumica e ‘intelektualëve’ dhe ‘mendimtarëve’ të Tiranës – të dalë nga shtrati ‘kozmopolit’ i xhaxhit Enver – më shumë e duan ‘vëllazërinë’ me serbët se sa me shqiptarët e Kosovës. Gjë të cilën e dëshmon edhe heshtja mediatike në Tiranë lidhur me deklaratat poshtëruese të Kryeministrit të Shqipërisë në Ohër.
Dhe Piktori që moti i ka dhënë të gjitha provat se e kujton çka i ka thënë gjyshja, por as që e intereson çka thonë shqiptarët. Dhe ai më shumë i trembet gjyshes së ndjerë, se sa shqiptarëve të gjallë, që tregon se atë aspak nuk e brengosë pse kamerierët shqiptarë në bregdet do zëvendësohen nga ata serb, pra pse Shqipëria mbetet pa popull, duke harruar kështu se populli pa shtet mund të mbijetojë, por shteti pa popull vdes.
Po pra, sjellja politike e Kryeministrit të Shqipërisë nuk shpjegon se ai është një shqiptar në të drejtën e vet që të ndjehet keq në lëkurën e shqiptarisë, por qëndrimi ynë ndaj veprimeve të tij shpalosë se në çfarë derexheje është shqiptaria. Siç dëshmon edhe të vërtetën se shoqëritë shqiptare janë shndërruar në shkretëtira, nëpër të cilat, të papenguar nga askush, bredhin karvanët politik, si ai i ‘Rilindjes’.
Andaj edhe mund të thuhet se deklaratat e fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kërkon t’i harrojmë shqiptarët e vrarë nga serbët, shpalosë pafytyrësinë dhe degradimin e tij personale, por përkrahja e shqiptarëve dhënë atij, e shpalosë degradimin tonë kolektiv. (Kim Mehmeti)
Etiketa: Kim Mehmetikryesore2op-ed

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
Atentati në Fushë-Krujë, kjo është makina e anëtarit të Niklës ku u sulmua me breshëri plumbash

Atentati në Fushë-Krujë, kjo është makina e anëtarit të Niklës ku u sulmua me breshëri plumbash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com