GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U përplasën nga makina bashkë me kolegun, ja gjendja e efektivit të patrullës në spital

16:06 - 10/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U përplasën nga makina bashkë me kolegun, ja gjendja e efektivit të patrullës në spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Neritan Nallbati, së bashku me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, vizituan në spitalin e Traumës në Tiranë, punonjësin e Policisë së Shërbimeve të Posaçme Operacionale në DVP Durrës, i cili u dëmtua gjatë ndërhyrjes për të ndaluar një drejtues mjeti që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes dhe me armë zjarri.

Zv/drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj, në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i uroi punonjësit të Policisë shërim të shpejtë, dhe e falënderoi për guximin dhe vendosmërinë për t’u përballur me paligjshmërinë dhe krimin.

Dervishaj gjatë bisedës me punonjësin e Policisë të dëmtuar dhe me kolegët e tij u shpreh:

“Veprime të tilla të guximshme, janë inkurajim për të gjithë punonjësit e Policisë, por mbi të gjitha janë indicje për qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin akoma më shumë Policinë, pasi punonjësit e Policisë sakrifikojnë shumë, madje në raste të veçanta deri në më sublimen, për të mirën e përgjithshme dhe në këtë kuadër dëshiroj të përgëzoj gjithë grupin e punës që ishte mbrëmë në detyrë dhe u përball me një drejtues mjeti të armatosur dhe nën ndikimin e alkoolit, i cili duke qarkulluar në sens të kundërt nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar por përkundrazi, rrezikoi jetët e tyre. Ndërhyrja e guximshme, si dhe vendosmëria që treguan gjatë ndjekjes dhe arrestimit të tij, pavarësisht se drejtuesi i mjetit tentoi të largohej duke mbajtur në dorë një armë zjarri, tregon edhe njëherë se Policia e Shtetit është e aftë dhe e vendosur për t’u përballur dhe për ta luftuar krimin”.

Drejtori Vendor i Policisë Durrës Neritan Nallbati falënderoi Zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z.Dervishaj, dhe nëpërmjet tij Drejtorin e Përgjithshëm Gledis Nano, për mbështetjen dhe siguroi familjarët e punonjësit të Policisë se janë marrë të gjitha masat që punonjësi i Policisë, 22-vjeçari G. M. të ketë të gjithë trajtimin e duhur mjekësor dhe të gjithë vlerësimin e merituar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

 

 

Etiketa: EfektivigjendjakolegumakinapatrullaperplasenSpital

Lajme të lidhura

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve
Aktualitet

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

14:20 - 22/04/26
“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij
Aktualitet

“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

13:54 - 22/04/26
Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari
Aktualitet

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari

13:31 - 22/04/26
Para
Skandali i anulimit të fluturimeve, BBC “degjeneron” Wizz Air: Pasagjerët të pakënaqur!

Skandali i anulimit të fluturimeve, BBC “degjeneron” Wizz Air: Pasagjerët të pakënaqur!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët

14:45 - 22/04/26

Zjarri në landfillin e Bushatit është riaktivizuar. Raportohet se flakët, të cilat kishin përfshirë venddepozitimin e mbetjeve, janë ndezur sërish...

Lexo më shumë
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

14:20 - 22/04/26
“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

13:54 - 22/04/26
Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari

13:31 - 22/04/26
Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

13:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com