GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emri/ Operacion anti-drogë në Itali, arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Emri/ Operacion anti-drogë në Itali, arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar është arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Itali. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Agim Kajmaku, i ditëlindjes 6 korrik 1971, ish-kryebashkiak i Vorës.
Ai është arrestuar 27 maj 2022 me 20 kg kokaine në zonën e San Benedeto del Tronto. Operacioni vijon dhe Italia ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Policisë Shqiptare.

Në vitin 2020, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku në një spital privat në Tiranë. Kajmaku ishte shpallur në kërkim prej nëntorit 2019, pas akuzave të ngritura për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit si dhe kryerjen e funksionit edhe pas shkarkimit.

Sipas policisë, Kajmaku po trajtohej në një spital privat në Tiranë për problemet shëndetësore, në momentin e ekzekutimit të masës së “arrestit me burg”, të dhënë nga gjykata.

Prokuroria e Tiranës njoftoi më 16 janar se kishte marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Bashkisë së Vorës, i shkarkuar për shkak të ligjit të dekriminalizimit, për dy akuza falsifikimi si dhe një akuzë të tretë për “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ndaj Kajmakut ishte në fuqi një masë sigurie “arrest me burg” prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kajmaku u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita më 30 qershor 2019. Zgjedhja e tij u denoncua nga Partia Demokratike, së bashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Akuzat ndaj Kajmakut rezultuan të vërteta pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, më 24 shtator të gjithë para Parlamentit!
Aktualitet

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, më 24 shtator të gjithë para Parlamentit!

21:27 - 20/09/26
Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit
Aktualitet

Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit

21:03 - 20/09/26
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, marshimin e marrin në dorë studentët, gratë dhe vajzat
Aktualitet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, marshimin e marrin në dorë studentët, gratë dhe vajzat

20:49 - 20/09/26
Para
Besa: Anglezët më bullizonin kur shkova për gjimnazin

Besa: Anglezët më bullizonin kur shkova për gjimnazin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, më 24 shtator të gjithë para Parlamentit!
Aktualitet

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, më 24 shtator të gjithë para Parlamentit!

21:27 - 20/09/26

Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 24 shtatorit para Parlamentit, duke kundërshtuar projektligjet që, sipas...

Lexo më shumë
Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit

Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit

21:03 - 20/09/26
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, marshimin e marrin në dorë studentët, gratë dhe vajzat

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, marshimin e marrin në dorë studentët, gratë dhe vajzat

20:49 - 20/09/26
Aktivisti Ilir Xhemalaj thirrje për protestë para Parlamentit: Të jemi sa më shumë dhe t’i rrëzojmë!

Aktivisti Ilir Xhemalaj thirrje për protestë para Parlamentit: Të jemi sa më shumë dhe t’i rrëzojmë!

20:46 - 20/09/26
Mbi 100 ditë protesta, Rama për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur më sfidojnë

Mbi 100 ditë protesta, Rama për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur më sfidojnë

20:39 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com