GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Harroi sulmet ndaj SPAK, Rama: Prokuroria tërësisht e fokusuar te misioni i saj

17:52 - 13/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ndoshta na dëgjon”, Rama mesazh Leonardo di Caprios: U bë i gjallë për të sulmuar qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Konferencën Kombëtare të Antikorrupsionit, kryeministri Edi Rama ka folur sot për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe ndëshkimin e figurave të rangut të lartë politik dhe për një prokurori të fokusuar tërësisht te misioni i saj. Rama tha se kush e mendonte në këtë vend deri pak vite më parë se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga reforma në drejtësi që askush nuk do ndihej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi.

Gjithashtu në konferencë merr pjesë dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

“300 mijë kontakte fizike në muaj mes qyt dhe shtetit. Sistemi ishte i kapur tërësisht nga kanceri i një drejtësie tërësisht të korruptuar, gjerësisht të kalbur, të transformuar në një Pazar ku e drejta shitej ose blihej. Ku pavarësisht se brenda sistemit kishte si kudo njerëz të zotë dhe të ndershëm, tërësia e sistemit e bënte të pamundur. Ne u fokusuam në dy drejtime, nga njëra anë reformimi i sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër, reformimi i sistemit të shërbimeve. Për reformimin e sistemit të drejtësisë, do doja të thosha diçka për të cilën biem dakord të gjithë pavarësisht bindjeve dhe rezervave dhe madje pavarësisht simpative që mund të kemi në aspektin politik. Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë. Kush e mendonte në këtë vend deri pak vite më parë se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga reforma në drejtësi që askush nuk do ndihej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi. Nuk besoj se dikush në këtë sallë deri para pak vitesh do i përgjigjej pyetjes pozitivisht, a e beson se pas pak vitesh do të ndodhë kështu, dhe jo kryetarë qeverie, kryebashkiakë apo deputetë të partisë në pushtet. Kemi pasur dikur anëtarë qeverie që pushkatoheshin, por ishte sistem tjetër. Këtu flasim për një sistem ku pushtetet janë të ndara dhe ku ndarja e pushteteve mishërohet në veprimtarinë e pavarur të organeve të drejtësisë në raport me pushtetin ekzekutiv, apo në raport dhe me pushtetin legjislativ” –  deklaroi Rama.

Por në kongresin e Partisë Socialiste në prill, si dhe në Asambleja Kombëtare e PS më 7 maj kryeministri Edi Rama sulmoi me tone të ashpra Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, se nuk po vepron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara. Kreu i PS la të kuptohej sërish se SPAK po godet më shumë nga e majta, duke theksuar megjithatë se partia e tij ka pasur gjithnjë të njëjtin qëndrim sa herë që është dashur të merret përpara drejtësisë cilido pjesëtar i tyre.

 

 

 

Etiketa: Edi RamafokusuarHarroimisionProkuroriaSpak

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Zjarret në Shqipëri do të shuhen nga avionët e BE-së? Si përgjigjet Lenarcic

Zjarret në Shqipëri do të shuhen nga avionët e BE-së? Si përgjigjet Lenarcic

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com