GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë/ OST jep 440 mln lekë për roje, Kompania fituese nuk mbulon dot shpenzimet

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender pa garë/ OST jep 440 mln lekë për roje, Kompania fituese nuk mbulon dot shpenzimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendi vazhdon të jetë i mbërthyer nga kriza energjetike, sipas qeverisë, por vetë shteti nuk ngurron të shpenzojnë miliona euro vetëm për roje. Pak ditë më parë OST ka mbyllur një tender me vlerë 400 milionë lekë, ose 3.4 milionë euro, për ruajtën fizike të institucionit. Nga dokumentet e publikuara vihet re se, tenderi është zhvilluar një sërë shkeljesh, duke nisur nga cenimi i konkurrencës, te manipulimi me shifrat.

Ky tender ka shkelur ligjin për konkurrencën për shkak se nuk ka zhvilluar një garë komfort rregullave. Në këtë tender ka paraqitur ofertë vetëm kompania  “Trezhnjeva” sh.p.k, e cila ka paraqitur edhe ofertën 99% sa fondi limit. Pra ajo ka marrë tenderin pa garë si dhe ka krijuar hapësira për abuzim, pasi ka cenuar rregullat për fondin limit. Kujtojmë se ,ligji i prokurimeve kërkon që gara të zhvillohet vetëm nëse ka më shumë se dy oferta, si dhe do të merret parasysh oferta më e lirë. Asnjëra nga këto pika nuk është marrë në konsideratë. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se në shpalljen e fituesit nuk konkretizohet nëse kompania fituese i plotëson të gjitha kriteret dhe nëse disponon të gjitha dokumentet e kërkuar në dokumentet standarde të tenderit. Gjithashtu, në shpalljen e tenderi kërkohet që kjo kompani të vërtetojë eksperiencat e mëparshme në fushën e sigurisë, por asnjë dokument nuk tregon diçka të tillë.

Manipulimi me shifrat

Përvec se OST ia ka dhënë tenderin pa garë “Trezhnjeva” sh.p.k, i ka lënë asaj hapësirë  që të “manipulojë” me shifrat dhe të fus në xhep 400 milionë lekë. Konkretisht, në shpalljen e fituesi thuhet se bëhet gara ka qenë vetëm për lotin 1, i cili kap vlerat e 150 milionë lekëve.  Por, në dokumentet standarde dhe në ato për shpalljen e fituesit  përcaktohet se ky tender do të vazhdojë të jetë në duart e “Trezhnjeva” sh.p.k për tre vjet,  ku përfshihet këtu edhe loti 2 me vlerë 300 milionë lekë. Pra në total, vlera që do të shpenzohet për këtë tender është 400 milionë lekë, pavarësisht se gara u zhvillua vetëm për lotin 1.

Ndërkohë nga kërkimet e bëra në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se “Trezhnjeva ”nuk mbulon dot shpenzimet as për lotin 1 me vlerë 150 milionë lekë dhe jo më për tenderin në total. Kjo pasi, në të dhënat e gjetura vërehet se deri në 2020  xhiro vjetore e “Trezhnjeva” regjistrohet në 90 milionë lekë, ndërsa oferta minimale për këtë tender duhet të jetë 100 milionë lekë. Pra, mund të themi se kemi të bëjmë me një kompani fantazmë, e cila jo vetëm që nuk do mund të ofrojë këtë shërbim, por do të marrë edhe më shumë lekë nga taksapaguesit shqiptarë në 3 vitet e ardhshme. Ky dokument le dyshime se kemi të bëjmë me një kontratë kilenteliste, ku fokusi është gllabërimi i fondeve, ndërkohë që qytetarëve iu thuhet se duhet të kursejnë.

 

Etiketa: abuzimenergji elektrikekrizekryesore2manipulim me shifratender pa garetenderaTraznjeva

Lajme të lidhura

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Para
“Dështim i paralajmëruar”, Ina Zhupa kundër “tryezës” së PD-së për Reformën Territoriale

“Harta e re gjyqësore mbyll 18 gjykata pa asnjë studim”, Zhupi: Ja pse nuk duhet të miratohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…
Breaking Views

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

11:06 - 11/10/26

Gjatë bisedës me të ftuarit në podcast-in “Flasim”, ku njëri prej tyre tha se u qëndron larg rrjeteve sociale, kryeministri...

Lexo më shumë
Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

10:54 - 11/10/26
Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

10:37 - 11/10/26
Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

10:31 - 11/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com