GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet dëshmia e të dashurës së Aleksandër Sadikajt, çfarë bisedoi me të para atentatit në Tiranë

20:44 - 15/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet dëshmia e të dashurës së Aleksandër Sadikajt, çfarë bisedoi me të para atentatit në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën gjatë atentatit me eksploziv të shtunën në afërsi të rrethrrotullimit të TEG, ka treguar bisedat e fundit me të para hetuesve. E dashura e viktimës së atentatit mafioz është shprehur se Aleksandër Sadikaj nuk kishte konflikte dhe se kishte kontaktuar me të edhe në ditën që humbi jetën. Në dëshminë e zbardhur, ajo zbulon se lajmin e atentatit me eksploziv në makinë e mori vesh nga një mik i Aleksandrit.
Dëshmia e bashkëjetueses së Aleksandër Sadikajt:
Zakonisht Aleksandri rrinte në Tiranë ku ka një bar-kafe në zonën e Komunës së Parisit, por shkonte dhe në Memaliaj ku ka një fermë kuajsh dhe disa shtëpi druri të cilat i përdor për turistë. Ai shkonte çdo javë ne Memaliaj pasi interesohej për fermën. Në dijeninë time as Aleksandri, as familjarët e tij nuk kanë patur konflikte apo probleme me ndokënd.
Aleksandri përpara ka jetuar në shtetin grek dhe para gjashtë viteve ka ardhur në Shqipëri. Nuk kam vënë re asgjë të dyshimtë ose shqetësim tek Aleksi. Përkundrazi ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit pasi edhe bizneset po i ecnin mirë. Çdo ditë Aleksandri kur zgjohej shkonte tek lokali dhe shkëputej që atje vetëm për të ngrënë bukë, ku frekuentonte restorantet afër lokalit.
Në datë 08.06.2022. Aleksandri ka qenë në Memaliaj ku ka qëndruar deri më datë 9 Qershor ku ka ardhur në Tiranë rreth drekës. Rreth orës 20.00 kemi parkuar makinën te parkingu i qendrës ‘Kristal’ në zonën e Komunës së Parisit dhe kemi shkuar për të ngrënë darkë tek një restorant. Kur jemi kthyer rreth orës 23.30 kam vënë re se ishte hapur kapaku i llamarinës së sebratorit dhe i kam thënë Aleksit. Ai nuk e vrau mendjen fare. Më pas mbylla kapakun dhe kemi shkuar në shtëpi. Të nesërmen kam dalë rreth orës 10:00 për punë ndërsa Aleksandri ka qenë në gjumë. Rreth orës 20.20 kam shkuar tek lokali ku kam qëndruar rreth dy orë dhe më pas jam larguar për në banesë. Aleksandri ka qëndruar dhe pak.
Biseda me Aleksandër Sadikajn para atentatit me eksploziv
Ditën e ngjarjes dalë rreth orës 08:30 kam dalë për punë. Rreth orës 11:00 kam folur me Aleksandrin dhe e kemi lënë të takoheshim në drekë. Aleksandri nuk ndihej as i frikësuar dhe nuk e shqetësonte gjë. Rreth orës 14:15 me ka telefonuar shoku i Aleksit dhe më ka pyetur se ku ishte ai sepse kishte parë një lajm. Më pas kam marrë menaxherin e lokalit dhe pas këmbënguljes time më ka thënë se është djegur një makinë tek TEG-u, por nuk e dinte nëse ishte ai. Jam nisur për atje por kishte shumë trafik. Më pas kam folur me kunatin e Aleksit dhe më ka thënë që ishte në spital dhe kam shkuar drejt tij.

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit
Aktualitet

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Para
U vra me tritol, motra e Aleksandër Sadikaj: Ja kush ia kishte dhënë jelekun anti-plumb

Atentati me tritol/ Flet shoku i ngushtë i Aleksandër Sadikajt: Në biseda kisha dëgjuar që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com