GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 76-vjeçarit në Shkodër, djali i viktimës: Qëllova me shotgan, por autori iku me shpejtësi

11:36 - 16/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërron jetë në spital i moshuari që u qëllua në lokalin e tij në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur dëshmia e djalit të Lulash Qepurit, 74-vjeçari që u vra mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër. Djali, i cili u shoqërua në polici ka treguar dinamikën e ngjarjes dhe se si ka marrë armën e gjuetisë shotgun që e kishte me leje për t’ju kundërpërgjigjur autorit ende të paidentifikuar. Ai është shprehur se nuk e di se kush mund të jetë autori.

“Ndodheshim në lokalin tonë në Stom Golem bashkë me babain. Një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi me pistoletë në drejtim të babait duke e lënë të plagosur rëndë. Në atë moment u mundova që me shumë shpejtësi të futem brenda për të marrë armën e gjuetisë që e kemi me leje për t’u vetëmbrojtur, por kur dola unë autori ishte larguar. Ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtimin tonë, i vetëm në këmbë dhe po ashtu është larguar në atë drejtim duke vrapuar. Qëllova me shotgan por kishte ikur me shpejtësi. Në atë moment telefonave ambulancën për ndihmën e shpejtë dhe policinë duke i thënë se më kanë vrarë babën. Nuk e di se kush mund të jetë autori” – mësohet të ketë deklaruar djali i 74-vjeçarit.

Lulash Qepuri humbi shumë gjak pasi u qëllua me pistoletë. I moshuari u transportua me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës por pas afro dy orësh humbi jetën në spital duke mos arritur që t’i bëjë ballë plagëve të rënda. Policia ka disa dyshime paraprake dhe ka shoqëruar disa persona por deri më tani ende nuk është identifikuar autori i kësaj vrasje të ndodhur. Viktima Lulash Qepuri në vitin 2011 është arrestuar si i dyshuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje. 74-vjeçari mësohet se ka të paktën 7 plumba në trup, prej të cilëve edhe në kokë dhe fytyrë. Ndërkohë djali i viktimës ka qëlluar të paktën me 10 plumba edhe pse autori kishte ikur ndërsa në total janë 26 gëzhoja në vendngjarje. Efektivët kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe janë duke krehur zonën për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit. Lokali ku ndodhi vrasja është i pajisur me kamera sigurie dhe policia i ka sekuestruar duke mësuar edhe dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë.

Etiketa: autoridjaliikuqellovaShkodërshotganViktimaVrasja

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
Depoja për modifikimin e armëve në Tiranë, arrestohen dy persona (Emrat+Video)

Depoja për modifikimin e armëve në Tiranë, arrestohen dy persona (Emrat+Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com