GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Harta e Re Gjyqësore, KLGJ: Do të rrisë efikasitetin e gjykatave, produkt i konsultimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Harta e Re Gjyqësore, KLGJ: Do të rrisë efikasitetin e gjykatave, produkt i konsultimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas zërave kundër për “Hartën e re Gjyqësore”, Këshilli i Lartë Gjyqësor pas mbledhjes ka dalë në një komunikatë zyrtare ku ka sqaruar se kjo hartë, sipas raportit të miratuar, synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë së gjykatave.

“Ajo garanton shpërndarje të ekuilibruar të ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve në funksion të marrjes së drejtësisë në mënyrë të barabartë dhe në të njëjtën kohë për të gjithë qytetarët. Kjo zgjidhje forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësisht afërsisë fizike me gjykatën”, thuhet më tej.

Reagimi i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje deklaratat dhe reagimet lidhur me vendimmarrjen e tij  “Për miratimin e raportit vlerësues dhe propozimit të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron se Grupi Ndërinstitucional i Punës, ka hartuar raportin vlerësues përfundimtar mbi organizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave, në respektim të parimeve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, i ndryshuar, duke mbajtur në konsideratë gjendjen në të cilën ndodhet sot sistemi gjyqësor, në respektim të detyrimit kushtetues të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të garantuar mbarëvajtjen e funksionimit të këtij sistemi.

Raporti përfundimtar vlerësues është produkt i një procesi gjithëpërfshirës konsultimi. Ai reflekton një kontribut të përbashkët të Këshillit dhe Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatave dhe partnerëve ndërkombëtare, të cilët në vijimësi e kanë mbështetur Grupin e Punës dhe Këshillin në hartimin e raportit vlerësues dhe propozimit që reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare.

Këshilli në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë zhvilluan në fillim të vitit 2022, ciklin e konsultimeve publike mbi propozimin e riorganizimit të rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave. Opinionet dhe sugjerimet iu nënshtruan një procesi vlerësimi nga Grupi i Punës për të vijuar më pas me rishikimin e raportit vlerësues dhe finalizimin e projekt-propozimit për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave.

“Harta e Re Gjyqësore” sipas raportit të miratuar, synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë së gjykatave. Ajo garanton shpërndarje të ekuilibruar të ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve në funksion të marrjes së drejtësisë në mënyrë të barabartë dhe në të njëjtën kohë për të gjithë qytetarët. Kjo zgjidhje forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësisht afërsisë fizike me gjykatën.

Këshilli sjell në vëmendje se vlerësimi i organizimit të rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave përbën një detyrim ligjor periodik për Këshillin, i cili të paktën çdo 5 vjet, rivlerëson situatën, në varësi të nevojave dhe rrethanave konkrete.

Këshilli i Lartë Gjyqësor bën me dije se në referim të ligjit 98/2016, i ndryshuar, miratimi i “Raportit përfundimtar vlerësues dhe propozimit të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi Hartën e Re Gjyqësore”, përbën fazën e parë me natyrë vlerësuese të riorganizimit dhe kompetencave tokësore të gjykatave dhe i hap rrugën procesit të marrjes së mendimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Financave, përpara kalimit në fazën e dytë, e cila gjithashtu do të kërkojë nga Këshilli formalizimin në një vendimmarrje tjetër miratuese të bashkëpropozimit për “Hartën e Re Gjyqësore” dhe përcjelljen e tij për miratim Këshillit të Ministrave. Miratimi përfundimtar i bashkëpropozimit për “Hartën e Re Gjyqësore” është kompetencë ligjore ekskluzive e Këshillit të Ministrave.

Etiketa: Harta e re GjyqesoreKLGJ

Lajme të lidhura

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë
Aktualitet

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë
Aktualitet

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Para
Tronditëse, 17-vjeçari i birësuar masakron me thikë të ëmën

Tronditëse, 17-vjeçari i birësuar masakron me thikë të ëmën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar...

Lexo më shumë
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26
Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com