GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Samir Karahoda synon Palmën e Artë në Kanë, filmi “Pa vend”, në konkurrencë zyrtare

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Samir Karahoda synon Palmën e Artë në Kanë, filmi “Pa vend”, në konkurrencë zyrtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas filmit debutues që theu akullin dhe arriti të fus filmin e parë të Kosovës në Berlinale, filmi i dytë i regjisorit Samir Karahoda bëhet filmi i parë nga Kosova që përzgjedhet në mesin e 10 filmave të shkurtë që do të garoj për ‘Palmën e Artë’  në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.

Filmi ‘Pa Vend’ që filloi xhirimet në muajin shtator të vitit të kaluar, sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme. Filmi i zhanrit docu-fiction përcjell përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.


‘Personalisht i uroj dhe përgëzoj anëtarët e klubit të ping pongut “Lidhja e Prizrenit” në krye me trajnerin Rifat Rifati për sukseset e tyre pavarësisht rrethanave të cilët akoma vazhdojnë stërvitjet në kushte jo normale. Është një histori unike, një rrëfim për dashurinë ndaj sportit dhe një luftë e heshtur ndaj diskriminimit. Vlerësimi nga një festival siç është Cannes na bënë edhe më krenar si ekip dhe dua t’i falenderoj të gjithë  për kontributet e tyre individuale’ theksoi regjisori Karahoda.


Qasja jonë ndaj këtij rrëfimi na jep hapësirë për të shprehur shqetësimin tonë si shoqëri për një ndjenjë të përgjithshme të pashpresës që përshkon jetën tonë dhe me të cilën ballafaqohemi edhe sot. Kjo ngjarje fillon diku në vitin 2005, duke na dërguar në ato ditë kur stërvitjet për zhvillimin e këtij sporti janë mbajtur vetëm falë entuziazmit të patriotëve të vërtetë, siç janë Jetoni, Ermegani, Rifati e shumë të tjerë. Në një rrugëtim të veçantë kinematografik, ky film na sjell në ditët e sotme, duke vënë në pah ngecjen dhe injorimin e institucioneve karshi sporteve të vogla, solidarizimin qytetar dhe këmbënguljen kundrejt dorëzimit.


“Ne arritëm të krijojmë një lidhje të veçantë me gjithë ekipin e ping pongut që ishte pjesë e produksionit. Edhe me gjeneratat e vjetra, edhe me talentët e rinj. Një gjë që na bashkonte ishte dëshira e madhe që të bëjmë më të mirën sipas mundësive tona.” tha producenti Eroll Bilibani, duke vazhduar, “në korrik, në tapetin e kuq të Kanës ekipi ynë i filmit dhe ping pongistët që asnjëherë nuk u ‘dorëzuan’ do të ecin në tapetin ku kanë lënë gjurmë Bekim Fehmiu e Arta Dobroshi. Por, këtë herë është me një film nga Kosova, që është duke i vendos themelet e valës së re të filmit nga një vend i vogël me ëndrra të mëdha”.

Etiketa: Samir Karahoda

Lajme të lidhura

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena
Aktualitet

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena

10:31 - 02/11/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
Para
Aksident automobilistik në periferi të Tiranës, ka të lënduar

Aksident automobilistik në periferi të Tiranës, ka të lënduar

TË FUNDIT

Zhupa: Jepini shpërblimin e fundvitit mësuesve, e keni detyrim…
Aktualitet

Zhupa denoncon: Kushte skandaloze! 60 fëmijë në grup dhe myk në krevatet e kopshteve të Sarandës

12:27 - 20/11/26

Sarandës Drejtuesja politike e Sarandës, deputetja Ina Zhupa ka denoncuar gjendjen skandaloze në kopshtet publike të Sarandës. Zhupa ka ngritur...

Lexo më shumë
“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar

12:08 - 20/11/26
“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

12:03 - 20/11/26
Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

11:52 - 20/11/26
U plagos me plumb gome në sy nga policia, Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar, Prokuroria kërkon listën e policëve që përdorën plumba gome

11:31 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com