Një sherr i rëndë ka ndodhur midis një shqiptari dhe një siriani në ishullin e Kretës, në Greqi. Sipas mediave vendase, një shqiptar dhe një sirian janë përleshur me thikë me njëri-tjetrin. Mësohet se shkak i sherrit është bërë një grua.
Gjithçka ka ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në Chania kur një 30-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit të EKAB -it, por 35-vjeçari sirian nuk ka pranuar të transportohet me ambulancë në spital dhe ka preferuar të shkojë me mjete private.
Atij i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Chania dhe po trajtohet ende. Policia arrestoi personat e përfshirë në përleshje.
Discussion about this post