GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kirurgjia plastike nuk i shëron sëmundjet e korrupsionit!

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kirurgjia plastike nuk i shëron sëmundjet e korrupsionit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri. Është një nga pengesat më të mëdha të vendit, në kërkesën e tij për të qenë vend kandidat për BE, si dhe vështirëson klimën e investimit. Sektorët e prokurimit dhe të ndërtimit janë ata që ndikohen në mënyrë të posaçme nga rrjetet e patronazhit dhe forma të tjera të korrupsionit. Gjyqësori, gjithashtu, pengohet nga korrupsioni dhe ndikimi politik.

Ekziston kuadri i nevojshëm ligjor kundër korrupsionit, por zbatimi i ligjit është i dobët dhe shkalla e dënimit, shumë e ulët. Mitdhënia aktive dhe pasive, si dhe mitdhënia për zyrtarët e huaj, sipas Kodit Penal të vendit, konsiderohen të paligjshme. E po njësoj, edhe dhënia e dhuratave apo pagesave për favorizime, megjithatë këto praktika janë të përhapura gjerësisht”.

Citati i mësipërm, fatkeqësisht, është njëri nga të shumtët që lexon në raporte ndërkombëtare në lidhje me Shqipërinë. Dhe kur flitet për korrupsionin, kemi parasysh një fenomen që përfshin një spektër të gjerë aktesh e veprimesh, ku përfshihen zhvatja, mitdhënia, mashtrimi, trafikimi i ndikimit, nepotizmi, përvetësimi dhe favorizimi. Korrupsioni kategorizohet si korrupsion kërkese (pasiv) apo oferte (aktiv); i madh (ku përfshihet korrupsioni politik dhe kapja e shtetit) apo i vogël; tradicional apo jotradicional, si dhe korrupsion publik apo privat. Korrupsioni mund të përshkruhet edhe si sistemik apo individual; ose korrupsion me përfitim përkundrejt korrupsionit në formë mosveprimi.

Po ashtu, jemi më se të qartë teorikisht mbi dëmin që sjell korrupsioni në të gjitha aspektet: ekonomike, institucionale, shoqërore e deri në nivelin e lirisë e të demokracisë. Sa më i përhapur korrupsioni, aq më me pasoja është ai dhe aq më afatgjatë është ndikimi. Të gjitha këto kategorizime të korrupsionit dhe përfundime teorike për terrenin shqiptar nuk mbeten në rrafsh teorik. Ato janë më se të njohura, të përjetuara dhe të vuajtura në aspektin praktik e të përditshëm. Jo më kot, Shqipëria konsiderohet si vend me problem serioz për sa i përket korrupsionit. Ajo çka e ndryshoi këtë herë është “kirurgjia plastike”, që kërkohet t’i bëhet përmes konferencave antikorrupsion.

Evidentohet me të drejtë se një nga problemet e theksuara janë tenderat jo transparentë dhe në shkelje të ligjit. Paralajmërohet se “do të ngrihet një strukturë e posaçme, me ekspertizë të jashtme për të bërë tenderat”. Pra, zgjidhja e problemit jepet pikërisht, duke paralajmëruar forma të ngjashme me PPP-të, të cilat gjerësisht janë paraqitur problematike dhe janë përdorur si instrumente favorizimi e korruptimi.

Duke u munduar të zbukurohet me shprehjen se “korrupsion ka në të gjithë botën”, konferenca, në fakt, jep një mesazh të qartë pranimi se strukturat shtetërore nuk kanë më imunitet mbrojtës ndaj korrupsionit. Theksimi i ofrimit të shërbimeve publike me zgjidhje dixhitale, qendërzimi i mëtejshëm i këtyre shërbimeve, apo delegimi i tyre te palë të treta të jashtme, nuk e përforcojnë domosdoshmërisht imunitetin antikorrupsion. Përforcimi i tendencës qendërzuese, tashmë e shtrirë edhe në gjyqësor, nëpërmjet reformës së shpallur të gjykatave, rrit kostot e aksesit në drejtësi dhe shton edhe më tej risqet.

Lind pyetja, përse nevojiten edhe formalisht institucionet, kur jemi në një proces të qendërzimit të kompetencave dhe delegimi të funksioneve shtetërore te palë të treta të pazgjedhura?! Çfarë garanton që veprimi klientelist dhe korruptiv nuk do të shtrihet edhe në marrëdhënien qeveri – palë, që kryen me delegim funksionin shtetëror? Një delegim funksioni apo dixhitalizim procesi, nuk e luftojnë thelbin e problemit, sa kohë që nuk transformohet thelbi i vullnetit politik, përmes shprehjes së qartë të fortë antikorrupsioni, nëpërmjet ndjekjes së parimeve të forta të transparencës së aktivitetit të institucioneve shtetërore dhe, mbi të gjitha, përmes rrëzimit të ledheve mbrojtëse për të korruptuarit e strehuar në institucione.

Por deri sa qeveritë shqiptare të gjejnë kurajën për të tilla veprime, Shqipëria do të vijojë të trajtohet si në vargjet e Fishtës, do të rrihet nën thundrën e korrupsionit, por që tashmë nuk duhet të ankohet (qajë) e ta perceptojë si korrupsion, por si e servirin konferencat antikorrupsion! /EDITORIAL-MONITOR

Etiketa: kirurgjikorrupsion

Lajme të lidhura

Ujësjellësi i Elbasanit gjobit familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, i ndërpret ujin
Aktualitet

Ujësjellësi i Elbasanit gjobit familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, i ndërpret ujin

11:11 - 07/08/26
Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e ujërave të ndotura
Aktualitet

Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e ujërave të ndotura

09:20 - 07/08/26
Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri
Breaking Views

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
Para
Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot takimi i radhës në Bruksel, çfarë pritet të diskutohet

Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot takimi i radhës në Bruksel, çfarë pritet të diskutohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja dhe Portugalia kërkojnë përjashtimin e Marokut nga organizimi i Botërorit 2030
Sport

Spanja dhe Portugalia kërkojnë përjashtimin e Marokut nga organizimi i Botërorit 2030

15:29 - 07/08/26

Tensionet diplomatike mes Spanjës dhe Marokut për krizën e migracionit në Ceuta kanë kaluar kufijtë e politikës dhe tashmë po...

Lexo më shumë
Zaptimi i hapësirës publike në Spille, procedohen dy persona

Zaptimi i hapësirës publike në Spille, procedohen dy persona

15:06 - 07/08/26
Dëshmia tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës: Nuk donte të hante, as të ngrihej nga shtrati

Dëshmia tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës: Nuk donte të hante, as të ngrihej nga shtrati

14:45 - 07/08/26
Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton

14:23 - 07/08/26
Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

14:07 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com