GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ujë me racion, a do të jetë kjo e ardhmja?

08:51 - 27/06/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ujë me racion, a do të jetë kjo e ardhmja?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndalohet larja e automjeteve, kufizohet ujitja, rekomandime për larjen e dhëmbëve, në shumë shtete autoritetet po reagojnë ndaj valëve të nxehtit dhe thatësirës. Duhet të mësohemi gjithmonë me rregulla të tilla?

Franca – Alarm në Côte d’Azur

Franca është e përfshirë nga një thatësirë e madhe dhe valë të nxehta temperaturash. Së fundmi ky vend regjistroi fazën më të nxehtë të matur ndonjëherë për këtë periudhë, me temperatura deri në 43 gradë dhe zjarre. Ministri agrar francez u ka premtuar fermerëve solidaritet. Niveli i ujërave ulet, dhe madje as reshjet e e papritura nuk e stabilizojnë gjendjen. Në 40 departamente franceze është kufizuar ndërkohë përdorimi i ujit. Në fshatin piktoresk Villars-sur-Var gjendja kritike bëri që kryetari i bashkisë, René Briquetti të marrë masa të forta e të bëhet i njohur në të gjithë Francën. Një alternativë e ujit u përdor vetëm për të bërë dush dhe tualetin, por për katër ditë me radhë nuk duhej të përdorej uji i rrjedhshëm për të larë dhëmbët, për të gatuar apo pirë. Për dy ditë banorët mund të merrnin në bashki dy shishe me ujë për person.

Italia

Italia vuan nga thatësia dhe pret me etje shiun, por thatësira mund të zgjasë me javë bën të ditur mbrojtja civile. Aktualisht më të prekura janë rajonet veriore italiane, por problemet me ujin po përhapen edhe në jug. Janë shtuar thirrjet për shpalljen e gjendjes kombëtare të emergjencës. Niveli i lumit Po, lumi më i gjatë italian është më i ulti prej 70-vjetësh. Në disa rajone ka disa muaj që nuk ka rënë shi. Në të njëjtën kohë mungojnë ujërat e shkrirjes së borës, për shkak se dimri ishte i butë. Liqene si Lago Maggiore janë mbushur shumë pak. Problemet me ujin kanë prekur edhe prodhimin në bujqësi. Të prekura janë të korrat e elbit dhe misrit, si edhe domatet e frutat. Në shumë komuna uji është racionuar. Qytetarët duhet ta përdorin ujin vetëm për të pirë apo për nevoja të rëndësishme jetësore.

Portugalia

Një kombinim kritik faktorësh: Portugalia vuan këtë verë nga një thatësirë ekstreme. Por edhe dimri i kaluar ishte shumë i thatë. Kësaj i shtohet një konsum i madh i ujit në bujqësi, turizëm, etj. Ministri portugez i mjedisit, thotë se ka rezerva, por i bën thirrje qytetarëve të kursejnë ujë ku të munden. Në korrik pritet një fushatë e madhe sensibilizimi për kursimin e ujit. Portugalia do të përdorë fondet e rindërtimit të Coronës për të investuar në ekonominë e ujit për të ardhmen, si psh investime në impiante për çkripëzimin e ujit të detit. Portugalia është e varur nga lumenjtë që e kanë burimin në Spanjë. Për shkak se edhe Spanja vuan nga thatësira, prej lumenjve andej merret gjithnjë e më shumë ujë, gjë që i sjell probleme fermerëve portugezë.

Polonia

Edhe Polonia është prekur nga ngushtica e furnizimit me ujë, sidomos në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Sipas OKB Polonia që sot bën pjesë në vendet e rrezikuara nga mungesa e ujit. Kërkohet që problemet e krijuara nga bujqësia pa kufizim të menaxhohen, pasi një bujqësi e tillë ekscesive ka arritur në limite, sipas kritikëve.

SHBA

Kalifornia vuan vitin e tretë të thatësirës. Guvernatori Gavin Newsom ka urdhëruar para disa ditësh që qendrat e ujësjellësit të kursejnë të paktën 20% ujë. Masat janë nga më të ndryshmet. Kush e zëvendëson barin në kopshtin e tij me bar artificial merr disa qindra dollarë subvencionim, sipas madhësisë. Në Kaliforni mjaft të preferuara janë pishinat. Me ligj ato tani duhet të mbulohen menjëherë. Mbështetje financíare ka edhe për aparaturat që mbledhin ujin nga dushi apo lavatriçja. Kush e mban barin natyral mund të ujisë vetëm dy herë në javë. Në Kaliforni madje ujësjellësit kanë ngritur shërbime telefonike ku qytetarët mund të denoncojnë fqinjët që nuk respektojnë masat.

Afrika Jugore

Në këtë vend ende kujtohet mirë viti 2018, kur në metropolin turistik Kapstadt në një ditë nuk kishte më asnjë pikë ujë për përdorim. Day Zero u quajt kjo në vend. Tani këtë problem e ka zona e Nelson Mandela Bay. Këtu jetojnë rreth 1,2 milionë vetë. Mungesa e shiut, por edhe problemet me tubacionet dhe depot e ujit kanë bërë që ky rajon të ketë vështirësi në furnizimin me ujë. Në këtë zonë janë dhënë rekomandimet për kursimin me ujë: Vetëm dy minuta dush, uji i dushit mblidhet dhe përdoret për larjen e rrobave dhe tualetin më pas. Po ofrohet mbjellja e bimëve dhe luleve që nuk kanë nevojë për shumë ujë. Shqetësimi se Day Zero mund të përsëritet është ende i kudogjendur në Afrikën Jugore.

Irani

Shkretëtirat e Iranit shihen si zonat me temperaturat më të larta, më shumë se 80 gradë. Aty ku është kaq nxehtë nuk ka ujë ose ka shumë pak. Simbolike në vend është bërë tharja e lumit Zayandeh Rud. Ky lumë në Isfahan ka qenë dikur lumi më i pasur me ujë në rajon. Tani ai ka ujë vetëm disa muaj në vit. Mungesa e ujit nuk është vetëm pasojë e ndryshimit të klimës dhe ngrohjes globale, kritikojnë ekspertët. Në vend merret me pompa shumë ujë nga toka, dhe kjo bën që të ketë rrëshqitje toke. Ujërat përdoren për të ujitur plantazhet me fruta që eksportohen. Ekspertët kritikojnë faktin që qeveria në Teherani nuk ka koncept afatgjatë se si të përballet me mungesën e ujit në të ardhmen./ DW

Etiketa: a do të jetë kjo e ardhmja?ujeUjë me racion

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
“Nxënësit që u futën me telefon morën 9.5”/ Maturantët protestë sot para Ministrisë së Arsimit

“Nxënësit që u futën me telefon morën 9.5”/ Maturantët protestë sot para Ministrisë së Arsimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com