GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali me rrugën Kardhiq-Delvinë/ PD denoncon: Qeveria 4-fishoi kostot

11:40 - 28/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me rrugën Kardhiq-Delvinë/ PD denoncon: Qeveria 4-fishoi kostot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka publikuar sot disa nga shifrat që janë dhënë për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë duke përdorur me ironi shprehjen e kryeministrit Edi Rama “s’keni parë gjë akoma”.

Në një dalje për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së Enno Bozdo nxori edhe emrat e kompanive që sipas selisë blu janë oligarkët e preferuar të kryeministrit Rama, ku sipas PD janë kompanitë ‘Gjoka’ dhe ‘AlbStar’.

DEKLARATA E PD:
Jam këtu sot, në emër të Partisë Demokratike, për t’i transmetuar publikut disa data dhe shifra.
Viti 2012
Në 7 muaj ndërtohet loti i parë i rrugës Kardhiq-Delvinë: 5.6 milion euro për 7 kilometra.
Punë e “qeverisë Berisha” të Partisë Demokratike.
Shtator 2018
Loti 4 i tenderohet firmës “Gjoka Konstruksion”: 20 milionë euro për 6.1 kilometra.
Loti 5 i tenderohet firmës “Alb Star”: 14 milionë euro për 3.3 kilometra.
Prill 2021
Autoriteti Rrugor Shqiptar për të njëjtin segment i akordon Gjoka Konstruksion një fond shtesë: 3.8 milion euro

ARRSH e zgjidh qesen me fond shtesë edhe për Alb Star-in: 2.6 milion euro.
Tetor 2018
ARRSH ia tenderon lotin 6, firmave Agbes dhe Arbëria: 20 milionë euro për 4.5 kilometra.
Prill 2021
Autoriteti akordon, edhe për lotin 6, një fond shtesë: 3.9 milion euro.
Korrik 2020
Lotin 7 qeveria ia jep Gjoka Konstruksion: 15 milionë euro.
Shkurt 2022
Firma Jubica merr tenderin për sinjalistikën rrugore: 1.8 milionë euro.
Maj 2022
Firma Gener merr tenderin e sistemimit të skarpateve të rrugës: 11 milionë euro.

Partia Demokratike kërkon, së pari, të theksojë standardin e saj në kohën kur qeveriste vendin: 1 km rrugë ndërtohej me 950 mijë euro. Qeveria Rama i ka ‘rilindur’ rrugët duke i katërfishuar në kosto.

Së dyti, tenderimet e trefishta për të njëjtin segment rruge, duke akorduar fonde shtesë, krejtësisht abuzive dhë të pambështetura.
Së treti, shfaqjen e të njëjtëve emra përfituesish, ku ‘nxijnë’ Gjoka dhe AlbStar, oligarkët e preferuar të Rama 1, 2 dhe 3 në Bashki dhe Rama 1, 2 dhe 3 në Qeveri. Në serialin “Nuk keni parë gjë akoma”, ky nuk është episodi i fundit. Por, një gjë duket qartë: Shqipëria në rrezik.

 

Etiketa: PDqeveria

Lajme të lidhura

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë
Aktualitet

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë

17:30 - 02/01/26
KQZ gjobit 91 parti politike pas auditimit të raporteve financiare për vitin 2024
Aktualitet

Celibashi ultimatum partive: Reforma zgjedhore brenda 6-mujorit të parë të 2026

11:59 - 02/01/26
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla
Aktualitet

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

10:30 - 02/01/26
Para
Vendi digjet, Veliaj krihet/ Kryebashkiaku blen 20 mln lekë suvenire për zyrën e tij në kohë krize

Vendi digjet, Veliaj krihet/ Kryebashkiaku blen 20 mln lekë suvenire për zyrën e tij në kohë krize

Discussion about this post

TË FUNDIT

Venezuelë/ Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron dhe bashkëshorten e tij
Botë

Venezuelë/ Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron dhe bashkëshorten e tij

10:37 - 03/01/26

Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj disa vendeve në Venezuelë, duke përfshirë bazat ushtarake në vend. Shpërthime të fuqishme...

Lexo më shumë
Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj

Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj

10:27 - 03/01/26
Rrëshqitje gurësh në rrugët e Kukësit, disa fshatra pa energji nga reshjet e shiut

Rrëshqitje gurësh në rrugët e Kukësit, disa fshatra pa energji nga reshjet e shiut

10:16 - 03/01/26
Sulmi me raketa në Venezuelë, presidenti i Kolumbisë: Akt i papranueshëm

Sulmi me raketa në Venezuelë, presidenti i Kolumbisë: Akt i papranueshëm

10:01 - 03/01/26
I shpallur në kërkim për drogë, pranga 35-vjeçarit në Malësi të Madhe

I shpallur në kërkim për drogë, pranga 35-vjeçarit në Malësi të Madhe

09:53 - 03/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com