GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tronditëse, adoleshentja përdhunohet nga dy burra, e detyrojnë të bëjë dush për të…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tronditëse, adoleshentja përdhunohet nga dy burra, e detyrojnë të bëjë dush për të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje tronditëse është shënuar në ishullin spanjoll të Majorkas, ku një adoleshente britanike është përdhunuar nga dy burra, të cilat sipas vendasve janë aktorë dhe muzikantë me një karrierë të gjatë profesionale në Vietnam. 17-vjeçarja i tha policisë se sulmi seksual ndodhi në një hotel në Andratx në jugperëndim të ishullit fundjavën e kaluar pasi ajo takoi artistët në një restorant aty pranë dhe filloi të shoqërohej me ta.

Tezja e vajzës mësohet se ka lajmëruar policinë pasi është kontaktuar nga e mitura.

Gazeta e ishullit “Ultima Hora” raportoi se adoleshentja u tha oficerëve se burrat, të moshës 37 dhe 42 vjeç, i kishin bërë dush pas përdhunimit të supozuar për të eliminuar provat që mund t’i inkriminonin.

Ata u arrestuan në hotelin e paidentifikuar në Andratx në orët e para të mëngjesit të së shtunës, dhe tani janë liruar me kusht, por u është ndaluar të largohen nga Spanja në pritje të një hetimi penal që vazhdon.

Raportet lokale thanë se ata nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve kur u paraqitën para gjykatësit hetues menjëherë pas arrestimit të tyre. Nuk dihet ende nëse ata janë marrë në pyetje zyrtarisht nga policia përpara se të dërgoheshin në një seancë gjyqësore të mbyllur.

Adoleshentja britanike besohet se është larguar nga ishulli me familjen e saj pasi ka ratifikuar deklaratën e saj në polici përpara të njëjtit gjyqtar. Ajo u ekzaminua nga mjekët në spitalin “Son Espases” në kryeqytetin majorkan Palma si pjesë e protokollit standard përpara se të bënte deklaratën e saj policore.

Gazeta vendase raporton se burrat dhe vajza po qëndronin në hotele të ndara në komunën e Andratx dhe u njohën në një restorant aty pranë para se ajo të pranonte të shkonte në vendin ku dyshja vietnameze po qëndronin pasi kishin kaluar kohë së bashku edhe në plazh.

 

 

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Harta e re gjyqësore, avokatët vendosin bojkot pa afat

Harta e re gjyqësore, avokatët vendosin bojkot pa afat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve
Aktualitet

Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve

12:11 - 19/10/26

Protestuesit kanë nisur të grumbullohen para Ministrisë së Arsimit në ditën e shtatë të protestës. Personat që janë mbledhur deri...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku letër të hapur ambasadave: Dënoni dhunën barbare kundër studentëve shqiptarë

Marjana Koçeku letër të hapur ambasadave: Dënoni dhunën barbare kundër studentëve shqiptarë

12:02 - 19/10/26
Shefi i Rendit sulmon gazetarin Osman Stafa dhe tenton t’i marrë telefonin: Çfarë  ke që filmon?!

Shefi i Rendit sulmon gazetarin Osman Stafa dhe tenton t’i marrë telefonin: Çfarë ke që filmon?!

11:57 - 19/10/26
Protestat kundër Ramës/ Një grup intelektualësh letër Marta Kos: Nuk mund të heshtni ndaj dhunës policore kundër të rinjve paqësorë

Protestat kundër Ramës/ Një grup intelektualësh letër Marta Kos: Nuk mund të heshtni ndaj dhunës policore kundër të rinjve paqësorë

11:47 - 19/10/26
PE ngre shqetësimin për dhunën policore në protesta: Shteti i së drejtës, kusht për integrimin në BE

PE ngre shqetësimin për dhunën policore në protesta: Shteti i së drejtës, kusht për integrimin në BE

11:35 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com