GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të dehur dhe pa patentë në timon, “Rrugorja” me “dorë të hekurt”, 15 shoferë në pranga

15:35 - 01/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të dehur dhe pa patentë në timon, “Rrugorja” me “dorë të hekurt”, 15 shoferë në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Rrugorja” ka vijuar kontrollet me dron dhe makina inteligjente me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe kapjen e shoferëve me shkelje. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 55 patenta dhe janë arrestuar 15 shoferë, 3 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa 12 të tjerë për drejtim mjeti pa patentë.

“Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur të gjitha pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion.

11 makina inteligjente, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë,16 radarë automatikë, kamera, aparate fotografike, dronë, dronë “edukues” dhe patrulla në levizje me mjete të palogura, po monitorojnë qarkullimin rrugor, në të gjitha rrugët e vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 55 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 175 km/h, në rrugën interurbane “Tiranë-Durrës” deri në 207 km/h, në unazën “Farkë-TEG”.

Janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 12 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

Gjatë 24 orëve monitorim, nga pajisjet logjistike bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion, u ndëshkuan me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor:

٠1273 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

٠404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

٠613 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

٠192 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

٠11 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.

Nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi i qarkullimit rrugor është më i madh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në rradhë kur ka fluks automjetesh, të zgjedhin rrugë alternative për kthimin në Tiranë, si dhe të menaxhojnë shpejtësinë e qarkullimit, sipas normave të lejuara, pasi çdo aks rrugor në vend po monitorohet në çdo moment nga mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllim që të parandalojmë aksidentet dhe të rritim parametrat e sigurisë rrugore.”-njofton policia.

 

Lajme të lidhura

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
Para
Qeveria bën gati draftin për amnistinë fiskale pa marrë mendimin e ndërkombëtarëve

Qeveria bën gati draftin për amnistinë fiskale pa marrë mendimin e ndërkombëtarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27...

Lexo më shumë
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com