GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lojrat mesdhetare/ Në Shqipëri mund të organizohet së shpejti “Beach Games”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lojrat mesdhetare/ Në Shqipëri mund të organizohet së shpejti “Beach Games”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 25 qershori kanë filluar Lojërat mesdhetare në Oran të Algjerisë dhe mes 26 shteteve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria me delegacionin kuqezi që tashmë ka mundur të marrë 3 medalje.

Presidenti i Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzoni, në një intervistë për Top Channel i bëri komplimente skuadrës shqiptare për paraqitjen e bërë deri tani.

Davide Tizzano: Komitetet Olimpike janë shumë të kënaqur dhe një e dhënë e rëndësishme është se nga 26 shtete pjesëmarrëse, 24 prej tyre kanë fituar të paktën 1 medalje. Dua të përfitoj nga rasti që të bëj urimet për skuadrën e Shqipërisë për medaljet e arta fantastike të fituara. Uroj që të fitojë edhe medalje të tjera. Unë mendoj se Shqipëria është një vend vëlla ashtu si vendet e tjera këtu. Përtej simpatisë personale që kam për drejtuesit e KOKSH, ne kemi një raport shumë të ngushtë. Desha që kjo lidhje të ishte e vërtetë dhe operative. Pra nuk është thjesht diçka sipërfaqësore, është realiteti. Eksperienca juaj dhe potencialet tuaja duhet të vlerësohen.

Tizzano foli edhe për zgjedhjen e Stavri Bellos si president i Koordinimit dhe Kontrollit dhe mundësinë që Shqipëria të zhvillojë evente të rëndësishme ndoshta duke nisur nga Beach Games.

Davide Tizzano: Mendoj se emërimi i Stavri Bellos si president i Komisionit të koordinimit dhe kontrollit në taranto është domethënëse sepse përveç eksperiencës së tij në KOKSH për 24 vjet, ai gëzon edhe një reputacion të shkëlqyer brenda familjes së Lojërave Mesdhetare. Shumë rëndësi kishte edhe prania e ministrit të sporteve që evidenton këtë nevojë për të bashkuar sportin me turizmin dhe ne do të bëjmë gjithçka, unë personalisht do të bëj gjithçka që në të ardhmen të mund të organizojmë ndonjë eveniment të rëndësishëm ne tokën shqiptare si janë Beach games. Po punojmë për edicionin e vitit tjetër në Greqi por mund të jetë një mundësi, ndoshta jo në 2025 por në 2027, që Shqipëria ndoshta dhe me bashkëpunimin e ndonjë shteti fqinj, të mund të orgnizojë një eveniment të mirë të sporteve të plazhit.

Në lidhje me këtë propozim presidenti i komitetit olimpik shqiptarë Fidel Ylli tregoi se gjithçka do të vendoset në fund të shtatorit kur z.Tizzano do të mbërrijë Tiranë.
Fedel Ylli: Kemi në javën e fundit të shtatorit ose javën e parë të tetorit, Davide Tizzano do vijë në Tiranë. Ne do ta çojmë tek ministri dhe kryeministri për të biseduar se pse Shqipëria nuk do më shumë se 14 mln dollarë për të bërë këto lojëra.
Ndërkaq delegacioni shqiptarë i përbërë nga presidenti i Koksh Fidel Ylli sek i përgjithshëm Gerti Shima dhe nga ministri i sportit Endri Hoxha patën një takim me ministrin e sportit të Algjerisë në lidhje me projektet e së ardhmes dhe ndarjes së eksperiencave mes dy vendeve.

Etiketa: SportTirane

Lajme të lidhura

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës
Sport

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26
Para
Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, dy të vdekur dhe katër të plagosur

Turistja polake rrëzohet në tualet në Sarandë, plagoset rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në...

Lexo më shumë
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com