GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Digjen dy kamionë në pronësi të shqiptarëve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Digjen dy kamionë në pronësi të shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy kamionë janë djegur gjatë së shtunës në Zubin Potok. Pronarët e tyre janë shqipatarë, të cilët po punonin në një projekt. Ata thonë se nuk kishin kërcënime, mirëpo punën nuk do ta fillojnë pa iu garantuar siguria nga Policia e Kosovës.

Afër rrugës që ndan fshatrat Zupç dhe Çabër të Zubin Potokot, dy kamionëtë kompanisë shqiptare “Fulda” u dogjën tërësisht.

Hakif Bajrami, menaxheri kësaj kompanie që po kryen disa punime në këtë zonë, është i befasuar me atë se çfarë ka ndodhur, derisa nuk i di motivet e ngjarjes.

“Nuk kemi pasur asnjë telashe, kemi punu normal, sot na kanë lajmëruar edhe na tregun që i kanë djeg”, ka thënë Bajrami.

Por, Bajramin më shumë e shqetëson fakti që në veri të Kosovës nuk po mundën të punojnë lirshëm.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për djegien e këtyre kamionëve.

Mirëpo, pronarët e këtyre mjeteve thonë se këto shenja i bëjnë të dyshojnë se djegia është bërë me koktej molotovi.“Nuk ndihemi mirë, se jemi në vendin tonë dhe me pas frikë me punu. Kështu kërcenime nuk na ka bërë askush neve, por po e shihni”, ka shtuar ai.

Kurse pronari i kompanisë, Skënder Shala, thotë se policia kjo vepër është kryer nga një grup kriminelësh.

“Këto ditë e para, kemi punuar pa pengesa dhe nuk kemi pas diçka të keqe me dikon as kurgjo, mirëpo kur erdhem i pamë të djegura dhe sipas policisë këtë vepër e kanë kryer disa kriminela”, ka thënë Skender Shala.

Por, punën që e ka filluar tre ditë më parë, kjo kompani thotë se duhet ta çojë deri në fund.Nga ky vend deri tek pika kufitare në Bërnjak, janë rreth 28 kilometra, ku kjo kompani do të punojnë edhe në vazhdim për të përfunduar këtë projekt.

Mirëpo, ata për RTV Dukagjini kanë thënë se nuk ndihen të sigurt të vazhdojnë punimet, vetëm nëse marrin garancion nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes pasdite kanë shkuar KFOR-i talian, pjesëtarë të së cilit diskutuan me pronarët e kamionëve.

Lokacioni ku janë djegur kamionët është pak metra larg hapësirës ku para disa muajsh Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri. /Dukagjini/

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
Nëse keni këto dy vrima në shpinë, atëherë ju jeni vërtet special

Nëse keni këto dy vrima në shpinë, atëherë ju jeni vërtet special

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com