GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e tre shqiptarëve në Greqi, mediat: Përplasje mes dy familjeve që merren me drogë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e tre shqiptarëve në Greqi, mediat: Përplasje mes dy familjeve që merren me drogë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë  zbardhur detaje të reja nga përleshja e përgjakshme në Athinë mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave greke, sherri ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare të cilat ishin shpërndarës droge. Në fakt, disa prej tyre janë kriminelë me precedentë të mëparshëm penalë.  Gjithçka nisi mbrëmjen e të shtunës pak pas orës 21:00 në zonën e Kato Patisja në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou. Një automjet që drejtohej nga një grua dhe një motoçikletë që drejtohej nga një i ri u përplasën me njëri tjetrin dhe kjo solli debat mes palëve.

Gjatë përplasjes, pasagjeri i automjetit me origjinë shqiptare ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të drejtuesit të motoçikletës. Për pasojë ky i fundit mbeti i plagosur rëndë. Mirëpo pak metra më tutje brenda një automjeti tip Audi po udhëtonte babai i drejtuesit të motoçikletës i cili doli nga makina duke qëlluar në drejtim të shqiptarit. Ky i fundit hapi zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur.

Bashkë me viktimën në automjet ndodhej edhe një person tjetër i cili në përpjekje për të shpëtuar doli me vrap në rrugë por u përplas nga automjet që po kalonte me shpejtësi. Më vonë mjekët konstatuan në spital se ai kishte marrë edhe një plumb që me gjasa ishte qitur nga arma e shqiptarit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Pas këtij episodi shqiptari është larguar duke vjedhur një automjet nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt Agioi Anargyrou, ku tentoi të grabiste një pikë karburanti në zonë. Ai u përball me policinë në rrugën “Demokracia” ku u vra në shkëmbim zjarri. Ndërkohë nga të shtënat mbetën të plagosur dy efektivë policie, njëri prej tyre në këmbë dhe tjetri në gjoks.

 

Etiketa: drogefamiljeGreqimediatmerrenperplasjeshqiptaretVrasja

Lajme të lidhura

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut
Aktualitet

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit
Aktualitet

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26
Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26
Para
Vëllai rreh vëllanë, e ndihmon dhe gruaja

Konflikt mes disa personave në Gramsh, 35-vjeçari i kërcënon me armë dy të tjerë  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut
Aktualitet

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26

Një incident i rëndë ka ndodhur në Rozafa Fish City, ku i ‘forti’ i Gjergj Lucës ka dhunuar klientët. Ngjarja...

Lexo më shumë
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26
Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26
PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

Raporti për integrimin, Vokshi përplaset me socialistët në Komisionin e Jashtëm: Po fshihni të vërtetën!

10:48 - 12/05/26
A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

10:35 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com