GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i parë zbërthen Asllanin: Ishte tifoz i Interit, por veshi fanellën e Kakasë për të shmangur stolin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i parë zbërthen Asllanin: Ishte tifoz i Interit, por veshi fanellën e Kakasë për të shmangur stolin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kristja Asllani do të vazhdojë tashmë karrierën e tij futbollistike te Interi, me mesfushorin e kombëtares shqiptare që ka bërë kështu edhe hapin e madh në futboll.

Një ëndërr e bukur për 20-vjeçarin, i cili përjetoi vitin e tij më të mirë në karrierë, pasi menjëherë pas debutimit në Seria A me Empolin, mori ftesë nga kombëtarja shqiptare, shënoi po golin e parë ndaj Interit si dhe tashmë ka veshur fanellën zikaltër.

Talenti i Shqipërisë e nisi gjithçka në provincën e Pisas, ndërsa debutoi me skuadrën e vendit të tij me Butesen.

Por trajneri i parë i Asllanit, Criatiano Filippi,, i cili njëkohësisht edhe tifoz i Milan, ka treguar edhe fillimet e 20-vjeçarit shqiptarë, teksa ndër të tjera zbulon edhe “hilen” e bërë nga ish-mesfushori i empolit.

“Kur ishte pesë vjeç, i driblonte kundërshtarët sikur të ishin birila. Fanella jonë ishte shumë e madhe për të, sepse ishte shumë më shkurtër se bashkëmoshatarët e tij.

Shkoj në “San Siro” prej 45 vjetësh për të ndjekur kuqezinjtë, e kam nisur në vitin 1978 dhe nuk jam ndalur më.

Kristjani ishte fëmija klasik që flinte me topin, që në atë kohë kuptohej që do të kishte ecur shumë. Natyra i ka dhuruar teknikën, por ai i shtoi dëshirën dhe këmbënguljen” ka theksuar fillimisht Filippi.

Filippi kujton një episode të veçantë me protagonist Kristjan Asllanin, që edhe pse njihej si tifoz i Interit, u paraqit në stërvitje me fanellën e një “ylli” të Milanit, Kaka.

“Kristjan, ti je tifoz i Interit!” Përgjigjja e zgjuar e djaloshit shqiptar e la pa fjalë trajnerin e tij, fans të “Djallit”:

“Kisha frikë se do të përfundoja në stol, kështu që bleva këtë fanellë që të dukesha më simpatik”.

Por nuk ishte e nevojshme, sepse Asllani, sipas Filipit, ishte më i zoti nga të gjithë, vendin në formacion e kishte të sigurt.

Etiketa: empolifanella e KakaseInteriKristjan Asllani

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Krimi dhe korrupsioni/ Ja sa përgjime ka kryer SPAK gjatë vitit 2021

Gjykata pranon kërkesën e SPAK për gjykimin e Ardian Hajdarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com