GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fshehje pasurie e korrupsion, SPAK regjistron dosjen e dytë për Metën dhe Kryemadhin

18:13 - 04/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fshehje pasurie e korrupsion, SPAK regjistron dosjen e dytë për Metën dhe Kryemadhin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka regjistruar në regjistrin e veprave penale procedimin penal në bazë të kallëzimit Valterit, duke i hapur rrugë hetimeve për kupolën e LSI-së, për tre vepra penale. Pas nisjes së hetimeve për 1.2 milionë USD të padeklaruara, të hedhura për lobim në SHBA, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal pas kallëzimit të dytë të referuar nga ish deputeti Halit Valteri, për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.

Pjesë e kallëzimit të dytë penal janë Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputeti Petrit Vasili, i ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri, biznesmeni pranë LSI-së Muharrem Berisha, si dhe Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Në kallëzimin penal thuhet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike, ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi.

Në materialin kallëzues thuhet se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016 dhe vetëm me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë USD për të siguruar takime në SHBA. Nga ana tjetër, LSI-ja gjatë gjithë vitit 2016, ka deklaruar 11 720 552 lekë shpenzime për këshillim. Kontratat e lobimit nxjerrin zbuluar katër të lartpërmendurit në fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Nga ana tjetër, në materialin kallëzues, thuhet se në vitin 2016, LSI-ja deklaron rreth 250 mijë USD donacione nga persona me pamundësi financiare, duke ngritur dyshime të forta se këto para janë hedhur nga Meta dhe Kryemadhit, duke përdorur si mbulim të besuar të tyre.

Në kallëzimin penal referohen Muharrem Berisha si pronar fiktiv i godinës së LSI, Elona Guri, Iris Zaimi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa, si pjesë e skemës së pastrimit të parave të korrupsionit nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në materialin voluminoz jepen detaje mbi aktivitetin e secilit person të kallëzuar, sidomos për Muharrem Berishën dhe Elona Gurin.

Të gjitha këto kontrata komprometuese, pretendime, dyshime dhe indicie do të verifikohen nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ku në bazë të hetimeve do të procedohet më tej, me pushim të hetimeve apo me marrjen të pandehur të peronave të kallëzuar.

 

Etiketa: dosjafshehjeIlir MetakorrupsionKryesore1Monika KryemadhipasuriSpak

Lajme të lidhura

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV
Aktualitet

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

13:54 - 05/02/26
Para
Inceneratorët, flet 90-vjeçarja me pasuri 30 mln dollarë: Jetoj në azil, nuk i njoh personat që më mashtruan

Inceneratorët, flet 90-vjeçarja me pasuri 30 mln dollarë: Jetoj në azil, nuk i njoh personat që më mashtruan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet
Aktualitet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit. Prokurori i...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

15:08 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com