GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja makabër e Martin Çeços, shoku i tij tregon bisedat: Martini shkoi të takonte babain e vajzës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja makabër e Martin Çeços, shoku i tij tregon bisedat: Martini shkoi të takonte babain e vajzës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen dëshmi të tjera nga vrasja makabër e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit, ku shkak i këtij krimi të rëndë ishte një vajzë, që kishte krijuar lidhje paralele me viktimën dhe njërin prej autorëve.

Emisioni “Uniko” sjell dëshminë e një personi shumë të rëndësishëm në këtë histori. Bëhet fjalë për shokun e ngushtë të Martin Çeços, Rezart Dokolli, i cili ishte në dijeni të ndjenjave të Martinit për vajzën.

Ai zbulon për herë të parë detaje të reja mbi ndjenjat e të riut, madje tregon edhe momentin kur të dy bashkë kanë qenë në fshatin e vajzës, Goskovë të Korçës, ku kanë takuar babanë e saj.

“Martin Çoçajn e kam njohur nga fshati, në rrethana të mira. Nuk rrinim shumë bashkë, se ai nuk para dilte. Edhe në Korçë, u takuam me Martinin, pimë një kafe, por ka që në janar. Aty ishte një vajzë, që ishte nga Goskova. Ajo ishte te byrektorja, aty janë dy, tek e para në fillim ishte. Aty unë piva një kafe me Martinin dhe ai më tha “Rezart, kjo vajza më pëlqen”. Po mirë, i thashë, ja ku e ke. U ngritëm dhe ikëm pastaj, ai në punën e tij, unë në punën time. Vij në shtëpi, pas një javë më merr Martini në telefon dhe më tha “Rezart të shkojmë njëherë në Goskovë, se më pëlqen kjo vajza”, sepse unë kam mamanë nga Goskova. Unë i thashë të shkonte me babanë e tij. Edhe Martini, edhe babai i tij, më kërkonin që të shkoja dhe unë. Unë nuk e njoh atë çupën, as familjen e saj. Kjo çupa punonte aty, rrinte tek akulloret. Unë e njoh si fytyrë. Unë nuk doja të shkoja me Marinin, por më lutën dhe vajta se më erdhi keq. Vajtëm në Korçë, u takuam me njëri-tjetrin, hipëm me një taksi të çastit dhe kemi vajtur në Goskovë, kemi pyetur njerëz rastësisht aty. Shtëpinë e kishte lart në Goskovë. Ja morëm emrin babait të saj, se pyetën ca njerëz. Ishin ca njerëz aty dhe i pyetëm për babanë e vajzës dhe ai më tha “e njeh filanin ti”, “jo”, i thashë. “Ja ku e ke”, më tha. E morëm mënjanë babanë e çupës dhe i thamë që Martini e pëlqen çupën. Ai na tha “rrofshi, por unë çupën nuk e kam për t’u martuar, do ta dërgoj në shkollë”. U mbyll muhabeti, ikëm ne, vajtëm në Korçë. Martini e fiku mendjen, që në atë moment hoqi dorë. Pastaj në Korçë u ndamë, ika unë, se ika në Greqi pastaj. Që atëherë nuk e kam takuar më, në janar-shkurt, kur ika në Greqi. Më 12 kur ka ndodhur ngjarja nuk dija gjë fare, unë isha në Greqi”, rrëfeu shoku i ngushtë i Martinit.

 

Etiketa: KorçëMartin Cceo

Lajme të lidhura

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë
Aktualitet

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë

10:18 - 18/05/26
Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë
Aktualitet

Plagosja e policit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

10:14 - 18/05/26
Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit
Aktualitet

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

09:45 - 18/05/26
Para
Atentate dhe vrasje, saga e vëllezërve Bashaliu në Peqin që çoi në ekzekutimin e 35-vjeçarit

Plagoset një person me armë zjarri, arrestohet autorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë
Aktualitet

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë

10:18 - 18/05/26

Një dyqan bulmeti në lagjen nr. 3 të Pogradecit ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës, duke pësuar...

Lexo më shumë
Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë

Plagosja e policit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

10:14 - 18/05/26
Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

09:45 - 18/05/26
“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

09:12 - 18/05/26
Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com