GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Merr kthesë hetimi ndaj Martin Çeços, banorët: S’ka lidhje vajza, ai pa një parcelë me…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Martin Çeços, bariu rrëfen skenën horror të krimit: Me litar në fyt e tërhiqnin zvarrë në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet për vrasjen e 26- vjeçarit Martin Çeço një muaj më parë në fshatin Kolanec të Maliqit, kanë marrë një tjetër kthesë.

I riu mund të jetë vrarë për çështje droge. Banorët e fshatit, gjatë intervistave që kanë dhënë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, kanë thënë se nuk e besojnë që Martini të jetë vrarë pas sherrit për një vajzë.

Njëri prej banorët thotë për Uniko se Martin Çeço kishte zbuluar aksidentalisht një parcelë kanabisi teksa po priste dru në mal. Sipas tij, Martini kishte marrë kërcënime nga kultivuesit e parcelës së drogës, të cilët më pas e vranë.

“Ai shkonte bënte dru, ata të drogës e vranë. Të femrës janë të tëra llafe ato. Hynë mushkat, e zbuluan pa dashje. S’donin ta zbulonin, ishte shumë grup i madh, 90 veta. Drutë e morën në qafë atë, asgjë tjetër”, thotë njëri nga banorët e fshatit.

Spartak Koka: Sa kohë para e konstatoi?

Banori i fshatit: Kishte gati 1 muaj.

Spartak Koka: Po ata e kërcënonin?

Banori i fshatit: E kërcënonin, do të vrasim… Mos eja më këtej, zhduku fare i kishin thënë. Zhdukur nga Shqipëria. Të zhduket që mos të ishte më këtu.

Spartak Koka: Po kaq të fuqishëm janë për të kërcënuar e vrarë njerëz?

Banori i fshatit: Të fuqishëm, të pushtetshëm.

Spartak Koka: Po pse u tha për një lidhje dashurie?

Banori i fshatit: Për të humbur gjurmët.

Spartak Koka: E lidhte ndonjë gjë me kultivimin Martinin?

Banori i fshatit: Jo, asgjë nuk e lidhte vetëm që i ra ballë përballë, asgjë tjetër.

Spartak Koka: Martini donte t’i denonconte në polici?

Banori i fshatit: Donte njëherë ai po pastaj u prapësua. Kishte frikë. E kërcënuan ata.

Spartak Koka: Ka vajtur në polici Martini?

Banori i fshatit: Jo. Kishte frikë. Vajti deri në Maliq dhe u kthye prapë.

Deri tani policia ka deklaruar se Martin Çeço u vra pas sherrit për një vajzë dhe ka arrestuar 3 persona si të dyshuar, të cilët akuzohen se e mbytën 26-vjeçarin dhe trupin ia hodhën në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit. Sa për variantin e drogës siç deklarojnë banorët e Kolanecit, policia nuk ka hetuar në këtë pistë, ose të paktën nuk ka deklaruar asgjë zyrtarisht. /tvklan.al

Etiketa: Martin CceoVrasje

Lajme të lidhura

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Para
Deputetja e PD:  Më shumë vëmendje ndaj gjuhës së urrejtjes së Ramës ndaj mediave

Deputetja e PD:  Më shumë vëmendje ndaj gjuhës së urrejtjes së Ramës ndaj mediave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026

07:38 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com