GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Të prekurit nga tërmeti në çadra/ FSHZH hap tenderin 416 mln lekë për shëtitoren Ura Dajlanit-Plepa

13:42 - 05/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Të prekurit nga tërmeti në çadra/ FSHZH hap tenderin 416 mln lekë për shëtitoren Ura Dajlanit-Plepa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Shqiptar i Zhvillimit  ka hapur një tjetër projekt në Durrës, sikur të mos mjaftojnë aferat e deritanishme që po vjedhin para nga qytetarët durrsakë. Ndërtimi i sheshit “Veliera” është një nga ato projekte i cili prej vitesh po gllabëron miliona lekë nga taksapaguesit shqiptarë. Vlera e këtij projekti deri më tani ka shkuar 10 milionë euro, por deri në fundi të këtij viti janë parashikuar dhe shumë shpenzime të tjera. Po pa u mbyllur kjo “plagë” FSHZH iu hap durrsakëve një tjetër.  Është shpalosur plani për rindërtimin e shëtitores bregdetare Ura Dajlanit- Plepa. Kështu pak ditë më parë FSHZH ka hapur tenderin për këtë projekt, për të cilin ka lënë në dispozicion si fond fillestar 416 milionë lekë.  Sipas të dhënave të tenderit, kompanitë e interesuara kanë afat deri më 15 korrik të paraqesin ofertat. Ndër të tjera bëhet me dije se , ‘Durrës Waterfront’ do të jetë një aset i shtuar ‘Durrës Yacht & Marina’ dhe e anasjelltas. Këto dy zona zhvillimi do të jenë një vazhdimësi e njëra-tjetrës, duke bërë kështu një lidhje të aktiviteteve që do të jenë të shpërndara në to.

Në dokumentet fillestare të tenderit shëtitorja është ndarë në 3 fragmente, të cilët janë: Fragmenti 1 – Nga Ura e Dajlanit deri tek Pista ‘Kosova’; fragmenti 2 – Nga Pista ‘Kosova’ deri tek Hotel ‘Adriatik dhe fragmenti 3 – Nga Hotel ‘Adriatik’ deri tek Konvaleshenca

Zona e Shëtitores së Plazhit nga Ura e Dajlanit deri tek godina e Konvaleshencës ndodhet 4 kilometra larg nga qendra e qytetit të Durrësit dhe gjithashtu është në vijë të parë lidhjeje me urën e Dajlanit dhe portin e Durrësit. Kjo zonë ka një vijë bregdetare të gjatë prej 3.2 kilometrash, përfshirë këtu dhe zonën në të cilën është konceptuar projekt ideja e “Durrës Waterfront”. Ndër aktivitetet kryesore në zonë janë plazh, hoteleri, restorante, sporte në rërë dhe një shëtitore këmbësore me gjerësi rreth 2-3 m midis brezit të rërës dhe objekteve ndërtimore, e ndërtuar rreth viteve 2004- 2005. Që në ato vite Bashkia Durrës hapi një tender për ndërtimin e shëtitores Ura-Dajlanit-Plepa dhe rrugën kryesore, por asaj kohe pa ndonjë arsye të kuptueshme katër kompanitë e interesuara u tërhoqën nga projekti, duke bërë që planet të shtyhen.

Pas kësaj  u bë e mundur vetëm ndërtimi i rrugës që lidh këto dy pika, por shëtitorja nuk u përmend më. Si duket FSHZH solli në tavolinë këtë projekt, si një problem shtesë, për qytetarët shqiptarë për të zbehur kështu vëmendjen nga Veliera, ura që nuk po përfundon kurrë. Ky projekt të lënë hapësirë që të krahasohet me katrahurën që po ndodh për Velieran, pasi edhe për të nuk është hapur asnjë konsultim publik, asnjë marrje mendimi me ekspert të mjedisit apo grupet e interesit. Nuk është përcaktuar nëse nga ky projekt do të preken shtëpi, apo biznese që mund të shemben. Pra FSHZH ka menduar vetëm për tenderin, që mund ta përfitojë një nga oligarkët mik të qeverisë, por detajet e tjera nuk i interesojnë. Duke qenë se qytetarëve nuk iu është marrë asnjë mendim apo konsultim në lidhje me këtë, atyre iu mbetet vetëm të presin e të paguajnë 416 milionë lekëshin.

 Derdhen lekë për shëtitore, të prekurit nga tërmeti ende në çadra

“E gjithë vija bregdetare prej 3 km nga ura e Dajlanit deri tek zona e njohur si Plepat në Durrës, do të shndërrohet në një Lungomare të ngjashme me atë Vlorës. Të bëjmë një shqiponjë që të duket nga sipër dhe do t’i japë shumë përfitime bashkisë…”, ka thënë Edi Rama 2 muaj më parë, por si duket kryeministri po harron që vendi është në kohë krize.

Nuk dimë nëse ky projekt do na bëjë që të harrojmë skandalin me Velieran, apo do shtojë listën e skandaleve dhe aferave korruptive. Por, dihet me siguri se shumë familje të prekura nga tërmeti në Durrës kanë më shumë nevojë për një shtëpi se sa për një shëtitore. Çdo ditë në media qytetarët ankohen se Bashkia Durrës nuk iu jep përgjigje se kur do të futen në banesat e reja, ndërsa një pjesë e mirë e tyre shprehen nuk kanë marrë as bonusin e qirasë. Bashkia Durrës edhe disa tenderë që ka hapur për rindërtimin i ka bërë ato shkelje të ligji, duke penguar kështu ecjen e projektit në rrugën  e duhur.  “Shtëpitë nuk ndërtohen as për një muaj, as për një vit të gjitha”, ka thënë Rama në takimet me të prekurit nga tërmeti. Por, kanë kalua gati 3 vjet dhe qeveria mendon se si të shpenzojë për projekte që mund të presin.

Etiketa: FSHZHkryesore2punimeshetitoretërmetiUra Dajlanit Plepa

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
NATO nënshkruan protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës

NATO nënshkruan protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin
Breaking Views

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26

Shpesh debati publik ndalet te ndotja plastike, te mbetjet që shihen me sy dhe që fotografohen lehtë. Por drama e...

Lexo më shumë
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

09:55 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com