GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

17 ministra dhe sekretarë japin dorëheqjen, qeveria e Johnson drejt rënies

14:43 - 06/07/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
17 ministra dhe sekretarë japin dorëheqjen, qeveria e Johnson drejt rënies
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Boris Johnson po përballet me goditje të njëpasnjëshme pas një valë dorëheqjes në mesin e ministrave. Pas dorëheqjes së djeshme të Rishi Sunak, ministri i Financave dhe Sajid Javid ministri i Shëndetësisë, presioni ndaj kryeministrit britanik duket se po rritet, ashtu si edhe lista e ministrave të tij që largohen nga partia në pushtet.

E fundit në listë është Sekretarja për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale, Jo Churchill. Pak më parë, zëvendësministrja e Drejtësisë Victoria Atkins njoftoi dorëheqjen e saj – dorëheqja e shtatë e qeverisë sot.

“Vlerat si integriteti, dinjiteti, respekti dhe profesionalizmi duhet të kenë rëndësi për të gjithë ne. Unë kam parë me shqetësim në rritje se si këto vlera janë shkatërruar nën udhëheqjen tuaj, përmes Patterson, Partygate dhe Pincher.

Nuk do të doja t’ju ofendoja por këto fakte nxjerrin në pah se sa larg është qeveria juaj nga këto ideale. Nuk mund të bëj më piruetë rreth vlerave të tua të fajit. Ne mund dhe duhet të bëhemi më të mirë se kaq”, tha ajo.

Lajmi vjen vetëm pak kohë pas dorëheqjes së John Glenn, ministrit përgjegjës për shërbimet financiare, ndërsa Robin Ëalker dhe Ëill Quince gjithashtu dhanë dorëheqjen si zëvendësministra të arsimit sot.

Laura Trott, e cila ishte Sekretare në Departamentin e Transportit, dha dorëheqjen më herët sot, ashtu si Felicity Buchan, Sekretare në Departamentin për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale. Tani totali i dorëheqjeve ka arritur në 17.

Sajid Javid, i cili dha dorëheqjen si sekretar i shëndetësisë dje, duke shkaktuar një valë dorëheqjesh nga ministra të lartë dhe të rinj konservatorë, do të mbajë një deklaratë në Dhomën e Komunave pas pyetjeve drejtuar kryeministrit Boris Johnson së shpejti.

Ish-ministri do të përshkruajë arsyet e largimit në një deklaratë që mund të jetë e dëmshme për Boris Johnson. Burime pranë Boris Johnson, megjithatë, kanë thënë se ai nuk do të largohet nga Doëning Street, pavarësisht nga një rebelim në rritje kundër udhëheqjes së tij dhe një stuhi dorëheqjesh në nivele të ndryshme të qeverisë.

Nga ana tjetër, sigurisht që një pjesë e deputetëve konservatorë besojnë se Boris Johnson nuk do ta përballojë këtë krizë. Sipas burimeve, kryeministri britanik nuk do të largohet vullnetarisht, por përmes një votëbesimi.

 

Lajme të lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

E mërkura nis me rënie të çmimit të naftës, Trump: Negociatat me Iranin kanë përparuar

08:32 - 25/03/26
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Botë

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë

14:35 - 24/03/26
Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit: Të urojmë të njëjtin fat si…
Botë

Referendumi për reformën në drejtësi, The Guardian: Humbja ishte një shuplakë për Melonin

08:11 - 24/03/26
Para
Takim i mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiç: Kurti ikën nga takimet

Takim i mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiç: Kurti ikën nga takimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Braçe paraqitet në GJKKO, gazetarët e ngacmojnë se ku do shkojë: Për në SPAK nuk ka shanse
Aktualitet

Erion Braçe paraqitet në GJKKO, gazetarët e ngacmojnë se ku do shkojë: Për në SPAK nuk ka shanse

09:46 - 25/03/26

Deputeti i Partia Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në ambientet...

Lexo më shumë
‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

09:33 - 25/03/26
Abuzonin prej muajsh seksualisht me një 16-vjeçare, prangosen dy persona në Maliq

Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë

09:23 - 25/03/26
Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve

Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve

09:09 - 25/03/26
Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet

Koshi i mbeturinave merr flakë, zjarrfikëses nuk i punon pompa e ujit dhe largohet

08:49 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com