GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet vendimi i Qeverisë, ja sa do paguhen orët shtesë të mjekëve dhe mësuesve

20:33 - 06/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vendimi i Qeverisë, ja sa do paguhen orët shtesë të mjekëve dhe mësuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka marrë ditën e sotme disa vendime në lidhje me pagat e mësuesve për sistemin arsimor parauniversitar dhe mjekët.

“Në vendimin nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar”, bëhen këto ndryshime në lidhje me orët shtesë të mësuesve:

1-Në shkollat e arsimit të mesëm të lartë 390 lekë/për orë;

2- Në shkollat arsimit fillor dhe të mesëm të ulët 300 lekë/për orë”, ka vendosur Këshilli i Ministrave me propozimin e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Po ashtu ka qenë dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi  e cila ka njoftuar rritjen e pagave për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar. Ajo është shprehur se nga data 1 korrik, pagat do të rriten me 6%.

“Për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, finalizuam angazhimin që kemi ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar me miratimin e buxhetit për këtë vit. Do të rriten 6% pagesat e punonjësve të sistemit të arsimor parauniversitar. 36 mijë punonjës që do përfitojnë nga data 1 korrik. Po rritet edhe paga e punëtorëve psikosocialë dhe oficerëve të sigurisë. Dua të theksoj që do të ketë rritje edhe për orët suplementare të mësuesve. Me 10% shtesa e orës suplementare për mësuesit”, njoftoi Kushi.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, Këshilli i Ministrave vendosi që mjekët e sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, të cilët, pas përfundimit të specializimit në spitalet universitare, në bazë të detyrimit kontraktor me ministrinë përgjegjëse për çështjet e shëndetësisë, emërohen sipas nevojave të sistemit shëndetësor, larg vendbanimit të tyre, për një periudhë trevjeçare, përfitojnë një kompensim për kosto jetese, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.

Për punën e kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00, si dhe për punën e kryer nga ora 22:00 deri në orën 06:00 përfitojnë shtesë mbi pagë, që vijon:

Në spitale dhe në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët: Nga ora 19:00 deri në orën 22:00 Nga ora 22:00 deri në orën 06:00

Për ditët e zakonshme 120 lekë 500 lekë

Për ditët e shtuna 200 lekë 800 lekë

Për ditët e diela e festat 240 lekë 1 000 lekë

Në pikën 12/4, shpërblimi i punonjësve të personelit të Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimi, pjesë e Institutit të Shëndetit Publik, bëhet në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.

Po ashtu 7 500 (shtatë mijë e pesëqind) lekë në muaj, për nëpunësit e strukturave të TIK-ut, të institucioneve qendrore të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe në qendrat spitalore universitare/spitalin rajonal “Memorial” Fier;

– 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit e strukturave të TIK-ut, të spitaleve rajonale apo bashkiake, të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Këto vendimi hyjnë në  fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2022.

Etiketa: mesuesmjekepaga

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
 Dagz dhe Einxhel drejt fejesës? Flet për herë të parë Dj i njohur

U përfol se është shtatzënë, Einxhel publikon testin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com