Derbi i Britanisë së Madhe, mes Anglisë dhe Skocisë nuk prodhon fitues dhe as gola. Edhe pse favoritë absolutë në letër, “Tre Luanët” e trajnerit Southgejt, nuk arritën të siguronin më shumë se 1 pikë në përballjen e zhvilluar në “Uembli”, të vlefshme për Grupin D.
Edhe pse shumë larg shkëlqimit të pretenduar, me pikën e marrë ndaj Skocisë, Anglia përsëri ndodhet në pozita komode, teksa ka arritur të grumbullojë 4 pikë në 2 ndeshje dhe momentalisht renditet në vendin e dytë.
Për sa i përket ndeshjes, vlen të theksohet forma e dobët e Herri Kejn, si dhe shtylla e goditur nga Ston në pjesën e parë. Takimi ishte tepër i luftuar dhe me duele të shumta, kryesisht në mesfushë.