78 milionë lekë ka futur në xhep brenda pak javëve biznesmeni Grigror Joti, i njohur për tenderët që “kollofit” pa garë përmes disa kompanive që ai zotëron. Joti njihet gjithashtu për një skandal të dy viteve më parë, ku si pasojë e abuzimit rrezikuan të helmoheshin qindra fëmijë. Bëhet fjalë për çokollatat dhe akulloret SNICKERS, TwIX, MARS, M&M dhe BOUNTY, të cilat rezultuan se në disa lote të tyre përmbanin elemente kancerogjenë që dëmtojnë jetën dhe sigurinë e shqiptarëve. Këto produkte në Shqipëri i importonte firma INTERBRANDS SH.P.K. e cila rezulton të jetë në pronësi të grupit INFOSOFT, i drejtuar nga biznesmeni Grigor Joti. Por, pas këtij skandali Joti jo vetëm që nuk mbajti asnjë përgjegjësi, por vazhdoi të përfitonte edhe më shumë tender korruptivë nga institucionet publike. Ashtu janë dhe dy tenderët e fundit që ai ka përfituar nga DPSHTRR dhe KESH, përmes të cilëve ka përfituar 78 milionë lekë pa u lodhur fare.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “blerje materiale kancelarie” nga KESH, për të cilin janë lënë në dispozicion 52 milionë lekë. Për këtë projekt kanë paraqitur oferta 3 kompani, por dy prej tyre janë skualifkuar nga gara me justifikimin se kanë ofruar vlera anomalisht të ulëta. Në këtë rast KESH duhej të anulonte procedurat, por ka vendosur t’i fal tenderin pa garë fare Grigor Jotit, i cili aplikoi me kompaninë “Infosoft Office”. Ky tender është marrë nga Joti në shkelje të hapur të konkurrencës dhe për këtë Open Data Albania e ka renditur te lista e tenderëve pa garë dhe abuzivë. Në fakt, Infosoft që prej vitit 2014 ka fituar tendera te KESH për furnizimin me stilolapsa dhe fletushka.
27 mln lekë nga ARRSH
Duke qenë se Grigor Joti rrinë të fitojë nga një tender çdo muaj, tenderi i fundit ka qenë i publikuar ditën e sotme. Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Blerje materiale kancelarie” për drejtorinë e kolaudimit. Me kalimin e procesit të kolaudimit në duart e shtetit dhe heqjen nga privati DPSHTRR ka pasur më shumë fitime, por sikur të mos mjaftonin abuzimet që janë bërë në këtë proces, Bledi Gonxhe kërkon t’i jap 27 milionë lekë për furnizuar me të furnistilolapsa, fletore, fleta formati institucionin e kolaudimit. Edhe në këtë tender është shpallur fituese kompania “Infosoft Office”. E pra ndërkohë që vendi po përballet me problematika të tjera, institucionet në vend shpenzojnë miliona lekë për lapsa dhe stilolapsa, për të të pasuruar kështu edhe më shumë oligarkët e tenderëve.
Grigor Joti duket se i ka të paracaktuar fitoret për çdo tender që merr pjesë. Joti është një ndër biznesmenët i cili rezulton se ka përfituar shifra mjaft të larta nga Administrata Publike e Rilindjes nëpërmjet tenderëve të ndryshëm përgjatë viteve. Ai është drejtues dhe pronar i grupit “INFOSOFT”, një shoqëri e cila prej vitesh operon në fushën e pajisjeve kompjuterike. Nga të dhënat publike vihet re se vetëm nëpërmjet kompanisë “InfoSoft Systems” shpk, ai ka përfituar rreth 50 milionë euro tendera në 5 vitet e fundit./ Gijotina.com/
Discussion about this post